19 Janar 2019

Masakra e Qyshkut, dëshmi për drejtësinë vendore e ndërkombëtare

Pejë, 14 maj - “Masakra e Qyshkut është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha të kohës së luftës, pra një masakër e plotë civilëve të pafajshëm, të pambrojtur. E vërteta është që kemi plot vende ku pushojnë qindra qytetarë të pafajshëm, të pambrojtur, pra të asaj kohe, të paarmatosur”, tha kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pas homazheve te lapidari i të rënëve në Qyshk, në shënimin e përvjetorit të Masakrës së mbi 100 civilëve, banorëve të fshatrave Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se masakra e Qyshkut, dëshmon për rrugën e vështirë deri në liri, njëkohësisht për dhimbjen e madhe.

“Por është edhe një porosi për drejtësinë si vendore, si ndërkombëtare që të vendoset drejtësia, pra të dënohen kryesit e këtyre krimeve ndër më të mëdha që kanë ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore në Evropë”, theksoi kryeministri.

Kryeministri Haradinaj ka vazhduar me homazhe në fshatin Pavlan, Zahaq e Llabjan të Komunës së Pejës.

Në fshatrat Qyshk, Zahaq, Llabjan e Pavlan nga forcat serbe janë vrarë dhe masakruar rreth 100 civilë, në mesin e të cilëve kishte edhe banorë të zhvendosur nga fshatrat Vranoc, Raushiq, Batushë, Graboc e Zllapek, që strehoheshin në këto fshatra.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)

- Drejtori i Klinikës Emergjente, dr. Basri Lenjani, do të mbajë konferencë për medie. Në konferencë do të jepet qëndrimi zyrtar në lidhje me videon që ka qarkulluar në medie, për kinse mos ofrimin e shërbimeve shëndetësore ndaj një qytetari. (Klinika Emergjente, ora 13:00)