25 Prill 2024

Maqedonia dhe Kosova me bashkëpunim të mirë në fushën e sigurisë

Prishtinë, 25 mars - Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa, priti në takim të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Maqedonisë Veriore në Kosovë, z. Rexhep Saliu, me të cilin diskutuan për gjendjen e sigurisë së përgjithshme të dy vendeve.

Me këtë rast ministri Mustafa vuri në dukje marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimit, sidomos në sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe avancimin e më tej të bashkëpunimit mes dy policive, si dy vendeve fqinje, në parandalimin e aktiviteteve kriminale.

“Deri më tani bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë ka funksionuar jashtëzakonisht mirë, mbetem i përkushtuar që të avancojmë edhe më tej në fushat e bashkëpunimit të përbashkët me qëllim të lehtësimit te lëvizjes së qytetarëve të dy vendeve”, theksoi ministri Mustafa.

Ndërsa i ngarkuari me punë në Ambasadën e Maqedonisë Veriore në Kosovë, z. Rexhep Saliu, falënderoi ministrin për pritje dhe theksoi se vendi i tij do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me Kosovën në fusha të interesit të përbashkët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)