24 Prill 2024

Mali i Zi arreston një serb lidhur me masakrën e Qyshkut

Podgoricë, 28 dhjetor - Prokuroria për krime lufte ka njoftuar se në Malin e Zi është arrestuar Milojko Nikoliq, i dyshuar për pjesëmarrje në krime të luftës në fshatin Qyshk të Pejës, në vitin 1999.

Nikoliq është i dyshuar se si pjesëmarrës i formacionit “Shakali”, në 14 maj të vitit 1999, ka marrë pjesë në vrasjen e 44 shqiptarëve në fshatin Qyshk.

Më 20 dhjetor ka filluar në Beograd gjykimi i nëntë pjesëtarëve të njësitit të quajtur “Shakali”, për krimet në fshatin Qyshk, ndërsa janë lëshuar fletarreste të Interpolit edhe për 17 të dyshuar që gjenden në arrati.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)