19 Prill 2024

Lutfi Haziri dënon aktin e djegies së shtëpisë së Svetozar Cvetkovic

Gjilan, 29 prill - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar aktin e  djegies së shtëpisë private të Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë. Në reagimin e Hazirit, thuhet:

“Mbrëmë nga Njësia e Zjarrfikësve dhe Policia e Kosovës jemi njoftuar për një zjarr në shtëpinë e Svetozar Cvetkovic, në fshatin Cernicë dhe ekipet komnale kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. 

Sipas shërbimeve të Komunës, shërbimeve të preventivës dhe Inspekcionit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, zjarri është shkaktuar nga pakujdesia nga një grup i të rinjve, të cilët pa leje kanë hyrë dhe shfrytëzuar shtëpinë private.

Hetimet po vazhdojmë dhe në emër të Komunës së Gjilanit e dënoj aktin dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre sa më shpejtë.

Ekipet e Komunës janë autorizuar që ta bëjnë vlerësimin e dëmeve të pronës”, thuhet në reagim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)