29 Mars 2024

Lumezi e Havolli koordinohen për parandalimin e korrupsionit

Prishtinë, 5 prill - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havollin, Drejtorin për Parandalimin e korrupsionit, Afrim Atashi si dhe Drejtorin e Departamentit për Luftimin e korrupsionit, Blerim Kelmendi.

Në kuadër të veprimeve të përbashkëta, Kryeprokurori Lumezi dhe Drejtori Havolli, kanë diskutuar për zbatimin dhe mbikëqyrjen e Strategjisë Kombëtare Kundër Korrupsionit 2018 – 2022, për plotësimet dhe ndryshimet e pritura në legjislacionin kundër korrupsionit.

Lumezi e Havolli kanë diskutuar edhe për aspektet që ndërlidhen me parandalimin dhe eliminimin e shkaqeve të korrupsionit përmes deklarimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Po ashtu, ata kanë diskutuar për parandalimin e shfaqjes së situatave të konfliktit të interesit si dhe ngushtimi i hapësirave për korrupsion në prokurimin publik.

Ndërkaq, Kryeprokurori Lumezi ka thënë se prioritetet kryesore i Prokurorit të Shtetit, është ndjekja e suksesshme e veprave penale që ndërlidhen me krim të organizuar dhe kundër ekonomisë. 

Po ashtu, Lumezi ka theksuar se mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, të ardhurave, dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare është vepër penale, dhe se Prokurori i Shtetit, do të ndërmarr ndjekjen penale ndaj atyre që nuk deklarojnë apo bëjnë deklarim të rrejshëm të pasurisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)