25 Prill 2024

Luftimi krimit të organizuar është interes vital dhe jetik për Kosovën

Prishtinë, 26 shkurt - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt takimi i radhës i grupit ndërinstitucional për implementimin e Strategjisë dhe planit të veprimit kundër krimit të organizuar.

Me këtë rast zëvendësministri i Punëve të Brendshme, njëherit Koordinator Kombëtar Kundër Krimit të Organizuar, Selami Shkodra, i cili përgëzoi grupin ndër institucional për punën që kanë bërë.

Ai tha se edhe në bazë të vlerësime të raporteve të fundit Kosova ka shënuar progres në ranglistën sa i përket perceptimit për korrupsion dhe kjo është edhe falë punës së këtij grupi.

“Luftimi krimit të organizuar është interes vital dhe jetik për Republikën e Kosovës dhe është pjesë e vazhdueshme e punës se institucioneve të sigurisë. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një ndër kriteret kryesore për integrimet e vendit në strukturat evropiane”, theksoi Shkodra.

Zëvendësministri Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë që të intensifikohet edhe më tej lufta kundër krimit të organizuar dhe duhet të dërgohet mesazhi për përkushtimin tonë, sepse kjo është edhe një ndër kërkesat e aleatëve tanë strategjik.

Të gjithë anëtarët e grupit raportuan për periudhën e kaluar ku u vlerësua se janë realizuar shumica e objektivave, megjithatë mbeten edhe shumë sfida që do të realizohen në periudhat e ardhshme.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)