29 Mars 2024

Lorik Ramaj shpallet Ushtari i vitit 2018

Prishtinë, 27 prill - Në Kazermën "Adem Jashari’’ të Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, sot solemnisht, u shpallën rezultatet e Garës ndërkombëtare dhe të Garës së FSK-së "Ushtari më i mirë i vitit 2018’’. 

Në ceremoni ishin të pranishëm edhe ministri i FSK-së, Rrustem Berisha, zëvendës ministri Agim Çeku, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, oficerë të lartë të FSK-së, KFOR-it si dhe oficerë e atashe të shteteve partnere të FSK-së.

Rezultatet më të mira të garës së FSK-së dhe  çmimin e parë "Ushtari i vitit 2018’’ e fitoi tetar Lorik Ramaj, pjesëtarë i Brigadës për Reagim të Shpejtë, ndërsa rezultatet më të mira dhe çmimin e parë të garës ndërkombëtare e fitoi, OR- 6 Vladimir Haxhiaj, pjesëtarë i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama tha se kjo garë tashmë është bërë internacionale dhe qëllimi i saj është që të promovojë shpirtin garues të ushtarëve dhe të rrisë motivimin e tyre, si dhe shprehu admirimin që në këtë garë kanë marrë pjesë ushtarak nga tetë shtete partnere me gjithsejtë 17 garues.

"Unë i falënderoj shtetet partnere, të cilat i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të marrë pjesë në këtë garë. Ju tashmë keni krijuar ura të bashkëpunimit, dhe njëkohësisht keni krijuar lidhje shoqërore, e që është njëra ndër qëllimet kryesore të kësaj gare.

"Ushtarë të nderuar, ju duhet të ndjeheni krenar me arritjet e juaja, dhe kjo dëshmon se jeni të gatshëm për tu ballafaquar me sfidat që na vijnë në të ardhmen. Pa dyshim se ju jeni model i një ushtari të kompletuar, dhe besoj se njohuritë tuaja do i ndani në njësitë ku ju shërbeni. Vetëm kështu, duke i ngritur standardet ne ecim drejt përmirësimit dhe zhvillimit të Forcës’’.

Ndërsa, rreshter majori i parë i FSK-së, Genc Metaj  theksoi se gara e "Ushtarit më të mirë për vitin 2018’’, si në nivel të FSK-së ashtu edhe atë ndërkombëtarë është planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar nga nënoficerët e FSK-së, dhe zbatimi i suksesshëm, i një aktiviteti të tillë, është treguesi më i mirë se kemi krijuar një trupë profesionale të nënoficerëve.

Dua ti falënderoj vendet pjesëmarrëse, e në veçanti rreshter majorët për gatishmërinë për të dërguar ushtarët e tyre në këtë aktivitet. Gjithashtu, dëshiroj të shprehë mirënjohje të sinqertë për të gjithë garuesit ndërkombëtar dhe të FSK-së, për disiplinën, përkushtimin dhe profesionalizmin që  treguan gjatë gjithë kohës. Gjithashtu shprehë mirënjohje për shoqëruesit e garuesve ndërkombëtar dhe vizitorët që  me prezencën e tyre bënë që ky aktivitet të jetë edhe më madhështorë.

Në fund të ceremonisë u shpallën rezultatet e të dyja garave,  kështu garën "Ushtari më i mirë i vitit 2018’’, në nivel të FSK-së e fitoj tetar Lorik Ramaj, vendin e dytë tetar Berat Babaj, të dy këta pjesëtarë të Brigadës për Reagim të Shpejtë, dhe vendin e tretë ushtar Egzon Jashari, pjesëtarë i Brigadës për Mbështetje Operacionale.

Ndërsa fitues të garës ndërkombëtare "Ushtari më i mirë i vitit 2018’’ e fituan: vendin e parë ushtaraku nga Shqipëria, OR-6 Vladimir Haxhijaj, vendin e dytë, tetar Joery Hinssen, dhe vendin e tretë, ushtar Aaron Braun nga Forcat e Armatosura të Kanadasë.

Gara e ushtarit më të mirë, e mbajtur në nivel të FSK-së nga viti 2014, është zhvilluar nga data 23 prill deri me 27 prill 2018, ku ushtarë dhe nënoficer nga të gjitha njësitë e FSK-së dhe nga vendet partnere pjesëmarrëse garuan së bashku dhe  treguan përkushtim dhe profesionalizëm të lartë gjatë ekzekutimit të gjitha detyrave të parashtruara.

Në këtë garë morën pjesë 22 garues nga FSK, të cilit kanë garuar për ushtarin më të mirë të FSK-së, dhe 17 garues ndërkombëtar nga: Shqipëria, Belgjika, Kanadaja, Kroacia, Hungaria, Maqedonia, Britania e Madhe, dhe Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)