28 Mars 2024

Lëvizjet masive dhe të shumta migratore sfidë edhe për Kosovën

Prishtinë, 14 shtator - Në ditën e dytë të konferencës ministrore të partnerëve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Vjenë me temë: “Siguria dhe Migracioni - Promovimi i Partneritetit dhe Pajtimit”, ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Bejtush Gashi ka zhvilluar disa takime bilaterale me homolog të tij dhe përfaqësues të organizatave të sigurisë.

Në kuadër të konferencës ku u diskutua për migrimin, ministri Gashi theksoi se ndër sfidat me serioze me të cilët janë përballur vitet e fundit, para së gjithave vendet e BE-së, por jo më pak edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, kanë qenë të lëvizjet masive dhe të shumta migratore.

Ai tha se edhe në bazë të informacione të ndryshme të kohëve të fundit ekziston edhe në të ardhmen mundësia e shfrytëzimit edhe të hapësirës tokësore të Republikës së Kosovës për kalimin e migruesve të paligjshëm. Megjithatë Ministria e Punëve të Brendshme është duke marrë masa të reja shtesë për përballimin e këtij problemi. 

“Në rrethana të tilla, bashkëpunimi ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve të BE-së merr një rëndësi shumë të madhe. Republika e Kosovës i mbështet synimet dhe nismat e kësaj konference në lidhje me këtë problem”, tha ministri Gashi.

Në margjina të konferencës, ministri Gashi është takuar me drejtoren gjenerale të Migracionit dhe Punëve të Brendshme të DG Home në Komisionin Evropian, znj. Paraskevi Michu, me të cilin diskutoi të ardhmen evropiane të Kosovës dhe me përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave, tashmë pas votimit që u morr dje në Parlamentin Evropian.

Në kuadër të kësaj konference ministri Gashi u takua edhe me Ministrin e Punëve të Brendshme të Maltes, z. Michael Farrugia. Të dy ministrat biseduan për format e bashkëpunimit mes dy shteteve, në shkëmbimin e përvojave me qëllim të forcimit të policive të dy vendeve.

Takim të veçantë ministri Gashi pati edhe me drejtoren ekzekutive të EUROPOL-it, znj. Catherine De Bolle. Në këtë takim ministri Gashi theksoi nevojën e Republikës së Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë dhe organizata të tjera të sigurisë me qëllim të shkëmbimit të shpejtë të informatave për luftimin e krimit të organizuar.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)