24 Prill 2024

Lëndim i rëndë trupor në Prizren

Prizren, 5 janar -  Mbremë rreth orës 22:30 minuta, në parkingun e Qendrës Tregtare “A&N” policia e rajonit të Prizrenit e ka gjetur një  automjet me dritare të thyera dhe pran derës një person të shtrirë në tokë.

Është thirr emergjenca të cilët e kanë marrë të lënduarin për ta transportuar në spital.

Pas një hetimi fillestar, Policia e Stacionit “Veriu” ka arritur  t’i identifikoj katër të dyshuar: dy me mbiemër Beqiraj dhe dy Gashi dhe t’i sjellë në stacion për procedura hetimore.

Më pas, tek porta e  stacionit paraqitet edhe i dyshuari i pestë, xhaxhai i dy të dyshuarve të

mëparshëm i cili në shenjë zemërimi nuk i ka zbatuar urdhrat e personave zyrtar dhe më pas i ka sulmuar fizikisht dy policë me ç’ rast njëri prej tyre trajtohet në emergjencë për lëndime trupore.

Me urdhër  të prokurorit të shtetit, pesë të dyshuarit ndalën nën masën e arrestit për 48 orë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)