24 Prill 2024

Lansohet Rrjeti i Migracionit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Prishtinë, 21 dhjetor - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Yildiray Bayram, mori pjesë në Konferencën për Lansimin e  Rrjetit të Migracionit të Agjencive të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, në Ditën Ndërkombëtare të Migracionit.

Gjatë konferencës u diskutua për Kompaktin Global të Migracionit në funksion dhe lehtësim të menaxhimit të migracionit në Kosovë.

Zëvendësministri Bayram u bashkua në panelin e diskutimit rreth situatës migratore në Kosovë, ku i njoftoi të pranishmit rreth kushteve, vendqëndrimin e migrantëve, të arriturat dhe sfidat të cilët janë duke u përballur.

Konferenca u realizua nga organizata ndërkombëtare e migrimit IOM, të cilët e hapi koordinatorja për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, znj. Ulrika Richardson.

Në këtë panel morën pjesë edhe shefja e misionit të IOM, znj. Anna Rostocka, zyrtare politike në zyrët e BE-së, znj. Katerina Lopo, drejtori i departamentit për politika sociale nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, z. Avni Kastrati dhe ekspertja e fushës së Migracionit, znj. Liza Gashi.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)