18 Prill 2024

Lansohet raporti për viktimat e dhunës në bazë gjinore

Prishtinë, 3 dhjetor - Sot në Biblotekën Kombëtare të Kosovës do të behët lansimi i raportit hulumtues të titulluar "Qasja në Drejtësi për Viktimat e Dhunës në Bazë Gjinore në Kosovë: Përfundimi i mosndëshkimit për Autorët e krimeve".

Ky raport analizon qasjen në proceset e drejtësisë për viktimat e dhunës në bazë gjinore, duke përfshirë dhunën në familje, dhunën seksuale, sulmet dhe ngacmimet seksuale, si dhe krimet e dhunshme kundër komunitetit LGBT.

Raporti analizon ligjet dhe politikat ekzistuese, si dhe zbatimin praktik të tyre. Analiza kryhet duke iu referuar kërkesave të standardeve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, sidomos Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit).

Raporti konkretisht identifikon mangësitë në kuadrin ligjor aktual si dhe zbatimin praktik të tij. Ilustron vështirësitë e rënda ligjore dhe institucionale me të cilat ballafaqohen viktimat e dhunës me bazë gjinore gjatë përpjekjes për të kërkuar drejtësi. Raporti gjithashtu ofron rekomandime konkrete.

Raporti është pjesë e një serie botimesh të parashikuara në kuadër të projektit "Mbrojtja dhe Promovimi i të Drejtave të Njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive" nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, të zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED), Grupit per Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.

Projekti synon të përmirësojë respektimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore në Kosovë duke angazhuar aktivisht shoqërinë civile në monitorimin dhe rritjen e presionit publik mbi strukturat gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut në dhënien e mandatit të tyre për të drejtat e njeriut.

Veprimtaria nisëse synon të mbledhë akterët kryesorë mbi të drejtat e njeriut në Kosovë për të diskutuar bashkarisht lidhur me gjetjet dhe rekomandimet kryesore të publikimit. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)