25 Qershor 2018

Lansohet mekanizmi përcjellës i shkeljeve të të drejtave të njeriut

Prishtinë, 14 qershor - Instituti KIPRED organizon lansimin e mekanizmit percjellës të shkeljeve të të drejtave të njeriut në Kosovë.

Mekanizmi mbledhë dhe përcjellë të dhëna mbi shkeljet e të drejtave të njeriut të raportuara në katër institucione, përfshirë policinë e Kosovës, Prokurorinë, Gjykatat, dhe Avokatin e Popullit.

Të dhënat e paraqitura përfshijnë të dhëna mbi dhunën në familje, trafikimin me qenie njerzore, sulmet ndaj personave LGBT, sulmet ndaj gazetarëve, dhe të tjera.

Mekanizmi po ashtu përmbanë përshkrime të rasteve të vecanta të hetuara nga Avokati i Popullit në mënyrë që të rritet vetëdija dhe debated publike mbi këto raste.

Mekanizmi përcjellës është pjesë e një serie aktivitetesh të parapara në kuadër të projektit “Mbrojtja dhe promovimi i të drejtave të njeriut në Kosovë përmes shoqërisë civile aktive” nën Instrumentin Evropian për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, zbatuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED), Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Artpolis.  

Projekti synon që, mbi të gjitha, të përmirësojë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Kosovë duke e angazhuar në mënyrë aktive shoqërinë civile në monitorimin dhe rritjen e trysnisë publike mbi strukturat gjyqësore dhe jo-gjyqësore për të drejtat e njeriut, në përmbushjen e mandatit të tyre për të drejtat e njeriut.  

Ngjarja do të zhvillohet në Zyret e Avokatit të Popullit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)