25 Prill 2024

Kush po e pengon konsolidimin e shërbimit korrektues të Kosovës

Prishtinë, 16 tetor - Që nga përfundimi i luftës në Kosovë , Shërbimi Korrektues i Kosovës ka kaluar një rrugëtim me shumë ngritje dhe rënie,  me mungesë të kuadrit profesional dhe përpjekje për kompensim të mungesës së këtij kuadri përmes trajnimeve, me mungesë të oficerëve korrektues për këtë lëmi sidomos për punë me të mitur dhe femra të privuara nga liria , ndërhyrjes së plotë të politikës vendore dhe ndërkombëtare, mungesës së vendimmarrjes efektive për shkak të vartësisë së kierarkisë nga vendimmarrësit e vërtetë , ndërrimit të shpesht dhe të imponuar të kuadrit menaxhues kryesisht për shkaqe politike, kushteve të rënda të punës të stafit korrektues, udhëheqja e gjatë dhe e kundërligjshme e institucioneve të paraburgimit dhe atyre korrektuese me ushtrues të detyrës, buxheti i centralizuar dhe i pamjaftueshëm , mungesa e zbatimit të masave alternative të dënimit, kurdisja e tenderëve, monopoli i firmave që kanë përfituar tenderë pameritueshëm por me përkrahjen e politikës, mungesa apo zbatimi i pamjaftueshëm  i masave stimuluese për të dënuarit ( vikendet , lirimi i parakohshëm , falja nga Presidenti, mungesë e Ligjit për Amnesti ), trajtimi jo i barabartë i personave të dënuar apo të privuar nga liria në një formë a tjetër dhe kushte të tjera të cilat kanë ndikuar në ngritjen e cilësisë së SHKK dhe që kanë penguar konsolidimin e këtij shërbimi specifik e që ndërlidhet edhe me sigurinë e përgjithshme.

Këtë rrugëtim të SHKK e ka monitoruar , që nga përfundimi i luftës KMDLNj, i përkrahur nga KFOS në përpjekje që të sigurohet një transparencë dhe llogaridhënie e atyre që ishin përgjegjës për krijimin dhe zbatimin  e politikave për këtë pjesë të margjinalizuar të shoqërisë kosovare dhe shtetas të huaj e që përkohësisht ishin të privuar nga liria. KMDLNj, por edhe organizatat tjera monitoruese shumë herë ishin në pozitën e këshilldhënësit përmes rekomandimeve , pas problemeve të identifikuara e që kanë ndikuar, në radhë të parë për për ngritjen e cilësisë profesionale të oficertëve të SHKK dhe , rrjedhimisht edhe për trajtimin më të mirë të të privuarve nga liria e që ka pasur përmirësime të dukshme dhe të prekshme. KMDLNj , dhe organizatat tjera monitoruese nuk janë sjellur si kritikues apo pasqyrues të gjendjes vetëm me ngjyra të errëta por kanë vepruar, në shumë raste edhe si partnerë.

Përveç monitorimit , në shumë raste kemi ndërmjetësuar në rast se na është  kërkuar për tejkalimin e situatave që e kanë rrezikuar shëndetin e të privuarve nga liria , të stafit apo sigurinë në këto institucione. KMDLNj , por edhe organizatat tjera kanë qenë , në disa raste pjesë e panelit intervistues për pozita të larta në SHKK sikur që ka pasur bashkëpunim shumë të mirë me këto institucione të cilat , në asnjë rast të vetëm nuk i kanë penguar organizatat  monitoruese në përmbushje të mandatit të tyre.

KMDLNj shfaq brengosje për zhvillimet e fundit në SHKK përkatësisht me shfuqizimin e vendimit nr.2308 i datës 17.12.2017 me të cilin anulohet konkursi pas të cilit z. Nehat Thaçi , pas një procesi të paraparë sipas ligjit është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës . KMDLNj , nuk ka qenë pjesë e Panelit për Vlerësimin e Kritereve e as që e ka monitoruar këtë proces  ,mirëpo konstaton se pas marrjes së detyrës , Drejtori i Përgjithshëm i SHKK ka ndërmarrë veprime që e kanë përmirësuar dukshëm punën e SHKK duke krijuar një dinamikë të re dhe duke e rritur nivelin e përgjegjësisë dhe transparencës. Siç thuhet , SHKK hyri në rrugë të mbarë duke hapur mundësi për përmirësim më të madh , si për oficerët korrektues , stafin e këtij shërbimi si edhe trajtimin e personave të privuar nga liria.

Vendimi nr.4633/2018 të datës 13.08.2018 i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës e kthenë në pikën zero pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK aq më parë që ky vendim është detyrues për Ministrinë e Drejtësisë , MAP dhe SHKK dhe se duhet të zbatohet në afatin prej 15 ditësh dhe se çdo ankesë kundërshtuese ndaj vendimit nuk e ndalon ekzekutimin e këtij vendimi.

KMDLNj , nuk e komenton vendimin e KPMSHCK sepse  e respekton pavarësinë që ia garanton Kushtetuta e Kosovës andaj është kundër çdo ndërhyrje ndaj këtij institucioni të pavarur , qoftë nga institucionet vendore apo ato ndërkombëtare të cilat duhet ta respektojnë dhe përkrahin këtë pavarësi dhe të njëjtën kohë kërkon nga Komisioni për Vlerësimin e Kritereve  që të jetë më i kujdesshëm gjatë vlerësimit të radhës nëse një kandidat i ka përmbushur kushtet e parapara me ligj e që futen në konkurs për një pozitë të lartë udhëheqëse. KMDLNj kërkon që shumë seriozisht të shqyrtohet rekomandimi i Avokatit të Popullit për rastet e veçanta të llogaritjes së stazhit të punës e që ndërlidhet me rastin në fjalë , pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Zhvillimet e fundit në SHKK –së , KMDLNj i konsideron si prapakthim dhe kontribut konkret , në aspektin negativ për konsolidimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës i cili , përkundër shumë problemeve të listuara më lart , ka bërë punë të mirë dhe mund të llogaritet si njëri ndër shërbimet më të suksesshme në rajon.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)