07 Prill 2020

Kurti takon gjeneral Risin për tu sqaruar për marrëveshjen e fshehtë te Thaçit

Prishtinë, 27 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim sot Komandantin e KFOR-it, Michele Risi, për tu sqaruar lidhur me marrëveshjen e fshehtë të ish kryeministrit Thaqi për ndalimin e Forcave të Ushtrisë së Kosovës për të shkuar në veri.

"Në mëngjes herët unë kam një takim me komandantin e KFOR-it, takim i aranzhuar tashmë dhe se FSK ushtria jonë, Ministria e Mbrojtjes, KFOR-i, NATO janë gjithmonë bashkë dhe në të njëjtën anë", ka pohuar Kurti. 

Kurti ka shprehur shqetësimet e tij si kryeministër lidhur  me implikimet kushtetuese të shkëmbimit të letrave të datës 19 prill 2013, ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ku përmes një shkrese  zyrtare e ka informuar kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Shqetësimi i qeverise Kurti ka të bëjë me një zotim të njëanshëm të ish- kryeministrit, tani president aktual.

Ky shkëmbim i letrave midis ish- sekretarit Rasmussen dhe ish- kryeministrit, Thaçi sipas opinionit ligjor të Zyrës së Kryeministrit paraqet marrëveshje ndërkombëtare duke u bazuar në Konventën e Vjenës për të Drejtën e Traktateve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)