31 Maj 2020

Kufizohet lëvizja e qytetarëve në sheshet e qytetit të Mitrovic

Mitrovicë, 6 prill - Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, Policia e Kosovës sot në mëngjes ka vendosur për kufizimin e shesheve të  qytetit “Isa Boletini”, “Mehë Uka” dhe Adem Jashari”, në mënyrë që të parandalohet grumbullimi i qytetarëve.

Me këtë rast kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me komandantin e Stacionit Policor Jug, Ahmet Xhosha, kanë dalë për të parë për së afërmi mënyrën e kufizimit të këtyre shesheve, si masë shtesë për parandalimin e koronavirusit.

Ky kufizim është bazuar në rekomandimet e institucioneve shtetërore ndaj pandemisë COVID- 19, ku Policia e Kosovës ka vënë shiritat sigurues në sheshet e qytetit me qëllim të zbatimit të vendimeve mbi ndalimin e grumbullimit dhe shfrytëzimit të shesheve për shëtitje.

Me qëllim të parandalimit dhe ngritjes së vetëdijesimit të qytetarëve përveç vendosjes së shiritave policor, njëkohësisht janë ekspozuar edhe disa mesazhe inspiruese- motivuese relevante me situatën në fjalë, duke përçuar mesazhe domethënëse për familjen, shëndetin, dhe sigurinë e përgjithshme për rrethanat aktuale.

Andaj kryetari Bahtiri bën apel tek të gjithë qytetarët të respektojnë këtë masë shtesë, duke qëndruar sa më shumë në shtëpitë e tyre dhe të dalin vetëm në raste të domosdoshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Maj 2020

- Instituti Demokratik i Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet preliminare nga monitorimi i aktiviteteve të prokurimit të Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë. (Hotel Sirius, ora 11:00)

 

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media. (Zyret e qendrore të Vetëvendosje, ora 17:00)