03 Mars 2021

Kufizohen shërbimet në Qendrat për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe Kllokot

Prishtinë, 22 shkurt - Agjencia e Regjistrimit Civil e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar qytetarët e Republikës së Kosovës, se në Qendrën për Pajisje me Dokumente në Obiliq dhe në Kllokot, pas daljes së rezultateve të testimit, disa zyrtarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

Për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim  që Qendra  për Pajisje me Dokumente në Obiliq, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

Aktualisht deri në njoftim tjetër kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.

Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta.

Po ashtu për shkak të rrezikut nga përhapja e COVID-19, është marr vendim  që Qendra  për Pajisje me Dokumente në Kllokot, të kufizoj ofrimin e shërbimeve me palë duke ofruar vetëm shërbime esenciale.

Kjo qendër do të punojë vetëm për tërheqje të dokumenteve që janë të gatshme.

Ndërsa për të gjitha aplikimet për dokumente, qytetarët t’i drejtohen Qendrave tjera me të afërta, në këtë rast Qendra me e afërt është në Viti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)