29 Mars 2024

KSB vlerëson gjendjen e qetë dhe stabile në komunën e Istogut

Prishtinë, 20 shkurt - Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i Komunës së Istogut, në mbledhjen e kryesuar nga nënkryetari i komunës Agim Ademaj, ka shqyrtuar sot raportin e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it për gjendjen e sigurisë në Komunë, informatat nga institucionet tjera, KFOR-i, FSK-ja, Arsimi si dhe nga përfaqësuesit e komuniteteve si dhe të drejtën për punë në : puna në sektorin privat dhe orarin e punës.

Lidhur me pikën e parë të rendit të ditës, Togeri Skender Selimi gjendjen e sigurisë në komunën e Istogut e vlerësoi të qetë dhe stabile. Ai tha se gjendja në komunën e Istogut është e qetë dhe stabile.

Raportoi statistikat krahasuar periudhën mujore janar 2020 me periudhën kohore janar 2019.

Veprat penale në vitin 2019 kanë qenë 40 raste kurse në vitin 2020, 45 raste kemi 5 raste më shumë në vitin 2020, zbulueshmëria e tyre ka qenë në vitin 2019- 60 % ndërsa në vitin 2020- 43%.

Aksidentet në vitin 2019 kanë qenë 9 aksidente me 2 të lënduar kur në vitin 2020 kanë qenë 11 aksidente me 3 të lënduar krahasuar me vitin 2019 janë dy aksidente më shumë.

Asistime në vitin 2019 kanë qenë 9 ndërsa në vitin 2020 11 asistime, plane operative në vitin 2019 ndërsa në vitin 2020 kanë qenë 4 plane operative, armë në vitin 2019 kanë qenë 3 ndërsa në vitin 2020 kanë qenë 5 armë të konfiskuara, municion në vitin 2019 24 ndërsa në vitin 2020 64 municion.

Tiketa të shqiptuara në vitin 2019 kanë qenë 124 ndërsa në vitin 2020 në të njëjtën periudhë kanë qenë 434 tiketa.

Anëtarët e KKSB-së, po ashtu bën pyetje për të cilat morën përgjigjet e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)