12 Gusht 2022

Kryetarja e Gjykatës Speciale, Trendafilova mban takim informues në Gjilan

Gjilan, 4 korrik - Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë njoftuar së Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë aktivitet të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim në Gjilan.

"Kryetarja e Dhomave të Specializuara Ekaterina Trendafilova do të mbajë takim sot një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Gjilan, ku do të ndajë informacion rreth mandatit, punës dhe zhvillimeve aktuale në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK), si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve të tyre", thuhet në njoftimin e DHSK-së.

Në takim ftohen të marrin pjesë edhe gazetarët.

Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Kamerat nuk lejohen, megjithatë, takimi do të transmetohet drejtpërdrejt në Youtube dhe të gjithë gazetarët do të marrin lidhjen në mënyrë që të kenë qasje të menjëhershme në video.

Fotografitë e takimit do t’u vihen në dispozicion mediave të interesuara, sipas kërkesës, pas takimit.

Takimi do të mbahet në anglishte, me përkthim simultan në shqipe dhe serbishte.

Në takim mund të merret pjesë fizikisht ose përmes platformës Zoom në internet.

Edhe pjesëmarrësit që do ta ndjekin takimin përmes internetit do të kenë opsionin e përkthimit simultan si dhe mundësinë për të bërë pyetje.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 gusht 2022

 - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë Doganën e Kosovës. (Drejtoria e Doganës, ora 8:30)

- Kuvendi nëpërmjet Grupit të Deputetëve të Rinj shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë. (Salla plenare, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit organizon takimet B2B në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgimtarëve. (Restaurant Ura e Shenjtë, ora 10:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ((YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Rinisë me një aksion rrugor me slloganin “Kur bohet mirë?!” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 12:00)

- Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, mban konferencë për medie në lidhje me rastin e vdekjes së aktivistit të VV-së, Astrit Dehari. (Zyrat e Tomë Gashit, mbi Kino ABC, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, vizitojnë kompaninë “Rroni Fer” Sh.P.K. (Magjistralja Gjakovë-Prizren_kilometri i dytë, Objekti i ish-ndërmarrjes “Metaliku”, Gjakovë, ora 14:30)

- Qendra për Këshillim, Shërbime Sociale dhe Hulumtime organizon Festivalin e Rinisë për nder të Ditës së Rinisë. (Lagjja Taukbashqe, ora 18:00)

- Mbahet edicioni i parë i festivalit “MAL FEST”, i cili synon të jetë tradicional dhe objektiv e ka rininë dhe mërgatën e Komunës së Malishevës. Festivali organizohet nga Komuna e Malishevës në bashkëpunim me  organizatën “Values for Better Future”.(parku i qytetit në Malishevë, ora 19:00)

- Në kuadër të Akademisë Verore ‘’Arbën Xhaferi"  mbahet panel diskutimi me deputetët e rinjë të Kuvendit të Kosovës lidhur me rolin dhe rëndesin e të rinjëve në politikë. (Akademia për Siguri Publike të Kosovës, ora 19:30)