25 Prill 2024

Kryetari Elezaj vizitoi zonat e vërshimeve në Komunën e Klinës

Klinë, 11 janar - Komuna e Klinës njofton qytetarët se pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës, në disa zona ka vërshime. Disa rrugë janë bërë të vështirë të kalueshme, prandaj kërkohet kujdes i shtuar nga qytetarët.

Po ashtu, vërshime ka edhe nëpër shtëpi banimi në disa zona.

Për të parë situatën nga afër, që nga mëngjesi ka dalur në teren kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me komandantin e Stacionit të Policisë në Klinë, z. Ragip Bytyqin, drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, z. Iber Elezaj, dhe atë të Urbanizimit, z. Lorenc Marleku, ku ka vizituar zonat e vërshimeve në Klinë dhe fshatra.

Komuna në bazë të kapaciteteve të veta ka ndërmarrë masa për intervenim në zona të vërshimeve, por situata është vështirësuar në disa pjesë.

Komuna e Klinës kërkon mirëkuptim dhe bashkëpunim nga qytetarët që ta tejkalojmë këtë gjendje të krijuar nga vërshimet.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)