29 Mars 2024

Kryesia e LDK-së bën homazhe te varri i Nimon Alimusaj

Prishtinë, 25 mars - Sot, Kryesia e LDK-së dhe përfaqësues të degëve të LDK Deçan dhe Pejë, nën kryesimin e sekretarit të përgjithshëm z. Ismet Beqiri, në nëntë vjetorin e vdekjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, anëtarit të kryesisë qendrore të LDK-së, Nimon Alimusaj, ka bërë homazhe tek varri i tij.

Sekretari i përgjithshëm Beqiri u shpreh se Alimusaj ishte intelektual, veprimtar i LDK-së dhe i çështjes kombëtare dhe bashkëpunëtor i afët i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova. I kujtojmë me respekt jetën dhe veprën e tij.

Njëkohësisht, anëtari i kryesisë, njëherësh i kryetari Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, në shenjë përkujtimi, vendosi lule tek varri i Nimon Alimusajt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)