23 Prill 2024

Kryeprokurorët e prokurorive raportojnë për rezultatet e punës

Prishtinë, 20 shkurt - Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka mbajtur sot takimin e radhës të kolegjiumit me të gjithë kryeprokurorët e prokurorive Themelore, kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale dhe me kryeprokurorin e Prokurorisë së Apelit.

Gjatë këtij takimi kanë raportuar të gjithë kryeprokurorët e prokurorive për rezultatet e punës gjatë vitit 2017, ku edhe paraqitën planin e punës, objektivat dhe aktivitetet që do t’i ndërmarrin gjatë vitit 2018.

Sipas raporteve të prezantuara nga kryeprokurorët e prokurorive u pa se gjatë vitit 2017 ka pasur rezultate të mira dhe rritje të efikasitetit të punës në të gjitha prokuroritë themelore, në Prokurorinë Speciale dhe në Prokurorinë e Apelit.

· Gjatë vitit 2017, Prokuroria e Apelit ka pranuar në punë 5194 lëndë, ku edhe i ka kryer të gjitha 5194 lëndët;

· Prokuroria Themelore në Prizren ka pranuar gjithsej 3938 lëndë dhe ka kryer 4550, ndërkaq i kanë mbetur në punë edhe 1306;

· Prokuroria Themelore në Gjilan ka pranuar në punë 5081 lëndë, ndërsa ka kryer 3982, i kanë mbetur 1101 lëndë;

· Prokuroria Themelore në Pejë ka pranuar në punë 3309 lëndë, i ka kryer 4138 lëndë, të mbetura 400, ndërkaq të bartura nga viti i mëparshëm ka pasur 1200 lëndë;

· Prokuroria Themelore në Ferizaj ka pranuar në punë 6365 lëndë, ka kryer 5857 lëndë, i kanë mbetur 508 lëndë;

Ndërsa, prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, Prokuroria Themelore e Prishtinës, Gjakovës dhe e Mitrovicës, ende nuk i kanë sjellë të dhënat lidhur me pranimin dhe kryerjen e lëndëve.

Kryeprokurori Lumezi ka kërkuar nga të gjithë kryeprokurorët fuqizim të luftës kundër korrupsionit dhe krimeve ekonomike, kërkesë e bërë duke marrë parasysh që ky është një kriter shumë i rëndësishëm për liberalizimin e vizave.

Gjithashtu, Lumezi ka kërkuar që të identifikohen dhe shenjestrohen rastet e nivelit të lartë, të bashkërendojnë veprimet me institucionet e sundimit të Ligjit për ndërmarrjen e veprimeve të shpejta gjatë hetimit të këtyre rasteve dhe të aplikohen masat adekuate për sekuestrimin dhe ngrirjen e pasurisë.

I pari i Prokurorisë së Shtetit, ka kërkuar nga kryeprokurorët që t’iu jepet prioritet  zbardhjes së rasteve të vrasjeve gjatë dhe pas luftës, si dhe ka kërkuar që të respektohet vija vertikale  duke i zbatuar udhëzimet nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Për fund Kryeprokurori Lumezi, kërkoi nga të gjithë kryeprokurorët që çdo lëndë të përfaqësohet dhe të mbrohet me dinjitet në Gjykatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)