28 Mars 2024

Kryeparlamenarja Osmani kërkoi të rritet efektiviteti i organeve gjyqësore

Prishtinë, 4 shtator - Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, dr.Vjosa Osmani ka pritur në një takim shefin e Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Në takim është biseduar për situatën aktuale me pandeminë Covid-19 dhe menaxhimin e saj. Wigemark ka përgëzuar kryetaren Osmani për miratimin ne Kuvend të Ligjit për Pandeminë, me të cilin sigurohet baza ligjore për menaxhim më efikas të kësaj situate.

Shefi i EULEX-it shprehu shqetësimin për dinamikën e ulët të proceseve gjyqësore gjatë kohës së pandemisë.

Teksa kryetarja Osmani potencoi se mbrojtja e të drejtave të palëve në procese gjyqësore dhe evitimi u vonesave është me rëndësi në kohë pandemie.

Në këtë kontekst është përmendur edhe çështja e zgjedhjes së avokatit të popullit. Të dy palët u dakorduan që ky proces duhet të shoqërohet me respektim të bazës ligjore, në mënyrë që në krye të këtij institucioni të vihet person i përgatitur profesionalisht dhe me integritet. ​

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)