19 Prill 2024

Kryeministri kërkon menaxhim dhe vënie nën kontroll të zjarreve

Prishtinë, 1 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim përfaqësuesit e mekanizmave të sigurisë së vendit, me të cilët ka biseduar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë për dukurinë e zjarreve në territorin e Kosovës.

Kryeministri Haradinaj , duke i cilësuar si veprime të rrezikshme që mund të kenë pasoja të paparashikuara, kërkoi që të rritet vigjilenca për një informim të shpejtë të ndërsjellë si dhe koordinim të dy niveleve të pushtetit, atij lokal dhe qendror me mekanizmat relevant të sigurisë së vendit për menaxhim dhe vënie nën kontroll dhe shuarje të zjarreve.

Kryeministri Haradinaj ka falënderuar krerët e mekanizmave të sigurisë së Kosovës si dhe KFOR-in, për reagimin adekuat, kurse nga qytetarët ka kërkuar që të jenë të kujdesshëm duke parandaluar dhe lajmëruar zjarret.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)