22 Shkurt 2020

Kryeministri i Shqipërisë dekoron me medaljen e artë Task Forcën e FSK-së

Prishtinë, 18 dhjetor - Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, i ka ndarë „Medaljen e Artë për Vlerësim Profesional“ njësiteve të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, të cilat kanë qenë të angazhuara në kërkim-shpëtim, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, që goditi Shqipërinë. 

Medaljen e Artë, dedikuar nga kryeministri i Shqipërisë e pranoi sot komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Shqipëri, z. Nait Hasani. 

Në certifikatën shoqëruese të nënshkruar nga kryeministri i Shqipërisë, z. Rama; thuhet: „Medalje për Vlerësim Profesional i akordoi Task Forcës së kombinuar të Forcës së Sigurisë së Kosovës, me motivacionin: Për përkushtimin e jashtëzakonshëm në kërkimin dhe shpëtimin e jetëve të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 si dhe për vetëmohimin e treguar nga secili prej pjesëtarëve të njësisë për t’u ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, në kushte profesionale dhe njerëzore ekstreme“.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2020

- Fillon kampionati ekipor në pingpong. (Salla e pingpongut në Prishtinë, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media ku do të prezantohet punimi me titull “Pesë gjërat që Qeveria e re e Republikës së Kosovës duhet t’i ketë parasysh sa i përket dialogut Kosovë-Serbi”. (Qendra e Konferencave ‘Orion’, ora 10:30)

- Federata e Arteve Mikse Marciale e Kosovës, mban konferencë për medie në prag të organizimit të Kosova Fighting Series 1. (Shtëpia e Sporteve, ora 11:00)

- Anibar International Animation Festival organizon koncertin me "Brumz Blluz". (Kinema Jusuf Gërvalla në Pejë, ora 21:30)