16 Prill 2024

Krosi pranveror i të miturve në burgun për të Mitur dhe Femra

Lipjan, 06 maj - Në kuadër të shumë aktiviteteve të ndryshme që zhvillohen me të burgosurit në Shërbimin Korrektues të Kosovës, sot në Qendrën Korrektuese për Ferma dhe të Mitur në Lipjan u mbajt krosi pranveror në vrapim i të miturve brenda në Qendrën Korrektuese.

Në emër të ministrit Haki Demolli, pjesëmarrësit e këtij krosi i përshëndeti këshilltari Qemajl Ahmeti.

Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, tha se hapësirat e sportit, kulturës dhe arsimit në qendrat Korrektuese të Kosovës, janë të standardeve evropiane. Sipas tij, këto hapësira çdo vit po zgjerohen, ku përmendi punët që janë duke u bërë në ndërtimin e sallës së fitnesit brenda Qendrës Korrektuese në Lipjan.

Ndërsa, trajneri i kulturës fizike në Qendrës Korrektuese për Ferma dhe të Mitur në Lipjan, prof. Demush Reçica, tha se sporti për këtë kategori të shoqërisë ka ndikim të mirë në shëndetin dhe edukimin e tyre.

Në këtë  garë vrapimi morën pjesë 25 të mitur nga Qendra Korrektuese për të Mitur në Lipjan.

Komisari Hoxha, në fund të garës ndau kupën për fituesin e garës, i cili kaloi 800 metra për 3.05 minuta, si dhe u ndau shpërblime fituesit të vendit të dytë, i cili kaloi 800 metra për 3.09 minuta, fituesit të vendit të tretë, i cili kaloi 800 metra për 3.18 minuta dhe fituesit të vendit të katërt, i cili kaloi 800 metra për 3.30 minuta. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)