16 Prill 2024

Kroacia premton vazhdimin e përkrahjes për FSK

Prishtinë, 13 shkurt - Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Daniela Barishiq, gjatë një takimi sot me ministrin e Mbrojtjes Anton Quni, ka konfirmuar vazhdimin e mbështetjes së shtetit kroat për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Barishiq tha se Kroacia si një vend mik i Kosovës, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë të ndihmojë dhe mbështesë Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në në të gjitha fushat dhe komponentet e tyre, në mënyrë që të përmbushë me sukses të plotë synimet e tyre, respektivisht procesin e tranzicionit sipas planit përkatës.

Ndërsa, ministri Quni ka informuar diplomaten kroate me procesin e implementimit të Planit Gjithpërfshirës të Tranzicionit duke ritheksuar se ky proces do të realizohet në transparencë të plotë dhe përputhje me kornizën kohore të planifikuar si dhe në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me vendet partnere.

Ai e ka vlerësuar të rëndësishme realizimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-s siç është edhe Kroacia me forcat e armatosura të saj.

Ministri Quni dhe ambasadorja Barishiq gjatë këtij takimi u dakorduan për intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral në funksion të integrimit të Kosovës në mekanizmat ndërkombëtarë të sigurisë dhe mbrojtjes për garantimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)