20 Prill 2024

Kroacia dhe Kosova bashkëpunimin më të suksesshëm e kanë në siguri

Prishtinë, 27 shtator - Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës (MFSK), z. Rrustem Berisha priti sot, për herë të parë në takim, ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, znj. Marija Kapitanoviq.

Në takimin e ministrit Berisha dhe ambasadores Kapitanoviq u bisedua për marrëdhëniet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë, me theks të veçantë për marrëdhëniet e mira në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë, përkatësisht Forcave të Armatosura të Kroacisë.

Ministri Rrustem Berisha, fillimisht, e njohu ambasadoren kroate me gjendjen e trashëguar aktuale në MFSK/FSK të cilën ministri e vlerësoi si të suksesshme, planet për të ardhmen rreth zhvillimit dhe avancimit të FSK-së si dhe planet për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura.

Ministri i FSK-së z. Berisha rreth transformimit tha se, krijimi i Forcave të Armatosura të Kosovës është në interes të të gjithë qytetarëve të vendit, dhe se MFSK/FSK po punon fort që transformimi të gjejë përkrahje dhe konsensus të plotë brenda vendit si dhe të përkrahet edhe nga partnerët strategjikë me të cilët do të jemi plotësisht në koordinim, të hapur dhe në një transparencë të plotë.

Nga ana e saj, ambasadorja kroate, zonja Kapitanoviq pasi që i uroi ministrit Berisha detyrën e re, u shpreh se institucionet e Republikës së Kosovës tanimë janë të njoftuara me qëndrimet e shtetit kroat.

Pra, siç tha ambasadorja Kapitanoviq, Kroacia dhe Kosova bashkëpunimin më të suksesshëm e kanë në fushën e sigurisë, pra bashkëpunimi MFSK - Ministri e Mbrojtjes së Kroacisë është në nivelin më të lartë.

Ky bashkëpunim dypalësh, shumë i suksesshëm, tha ambasadorja Kapitanoviq, do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe se fushat e bashkëpunimit do të zgjerohen duke qenë se tanimë kemi shkëmbime që kanë traditë, si në fushën e arsimit, trajnimeve profesionale, pjesëmarrjes në ushtrime ndërkombëtare etj.

Bashkëpunimin e mirë në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, në takimin e ministrit Berisha dhe ambasadores Kapitanoviq, e konfirmoi edhe atasheu i Mbrojtjes së Kroacisë në Shkup i akredituar për Kosovë, kolonel Marijana Plesa Cadonic, e cila shprehu gatishmëri për vazhdimin e këtij bashkëpunimi dhe shtimin e aktiviteteve dhe shkëmbimin e përvojave në mes MFSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Kroacisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)