14 Gusht 2020

KPK shpall konkursin për 8 prokurorë të Shtetit

Prishtinë, 22 maj - Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), nën masat e mbrojtjes nga pandemia COVID-19 dhe përmes video konferencës ka mbajtur takimin e 181-të me radhë, nën udhëheqjen e kryesuesit, Bahri Hyseni, me ç’rast janë diskutuar pikat sipas rendit të ditës.

KPK në këtë takim ka shpallur konkursin për 8 prokurorë të Shtetit, të cilët do të rekrutohen nëpër prokuroritë Themelore.

Po ashtu, me qëllim të realizimit të procesit rekrutues KPK ka themeluar Komisionin për Rekrutim të prokurorëve të Shtetit, Komisionin për rishqyrtim dhe ka caktuar Administratorin e provimit.

Gjatë këtij takimi, anëtarët e KPK-së, kanë diskutuar, shqyrtuar dhe miratuar tri raporte të periudhave të ndryshme kohore të Mekanizmit Përcjellës Ndërinstitucional për veprat penale karakteristike: Raportin vjetor 2019, Raportin tre mujor janar – mars 2020 dhe Raportin krahasimor dhe analitik shtatë vjeçar.

 Gjithashtu, është shqyrtuar Draftrregullorja për Organizimin dhe Veprimtarinë e Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila me disa plotësim-ndryshime edhe është miratuar.

Me tej, takimi ka vazhduar me shpalljen e brendshme për avancim për 4 pozita në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Me skadimin e mandatit të Zëvendëskryesuesit, KPK në pajtueshmëri me aktet nënligjore ka bërë thirrjen publike për nominimin e kandidatëve të interesuar për pozitën e Zëvendëskryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Në fund të takimit anëtarët e KPK-së kanë shqyrtuar dhe miratuar dy raporte për vlerësimin e performances së 9 prokurorëve me mandat të përhershëm.
​​

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)