20 Prill 2024

KPK kërkon që t'iu jipet prioritet ëndëve me paraburgim

Prishtinë, 24 prill – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Kryeshefin Ekzekutiv të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë (AKF), Blerim Olluri, më të cilin ka biseduar për çështjet e bashkëpunimit të ndërsjellë.

Qëllimi i takimit ishte diskutimi i mbështetjes së nevojshme për ofrimin e shërbimeve forenzike me prioritet të lartë dhe në kohë sa më të shpejtë për rastet që lidhen me lëndët e ndryshme penale.

Në ketë kontekst, Kryesuesi i KPK-së, Bahri Hyseni, ka kërkuar nga Kryeshefi i AKF-së, Blerim Olluri, që të mundësohet dhënia e prioritetit për lëndët me paraburgim dhe lëndët e tjera, në mënyrë që të zbardhen shpejt hetimet për rastet e ndryshme kriminale.

Ndër të tjera, Hyseni dhe Olluri kanë diskutuar edhe për organizimin e takimeve të zyrtarëve të sistemit prokurorial dhe atyre të kësaj agjencie për t’i koordinuar çështjet e përbashkëta, si dhe kanë theksuar nevojën e njohjes së proceseve dhe procedurave të nxjerrjes së ekzaminimeve forenzike përmes organizimit të vizitave të prokurorëve në laboratorët përkatës.

Të dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të mbështesin hartimin e një ligji të veçantë për rregullimin e procedurave të ekspertizave të nevojshme për sistemin e drejtësisë, ligj ky, i cili është edhe shtruar si kërkesë imediate nga ana e Kryesuesit të Këshillit Prokurorial, Bahri Hyseni, në takimin e tretë të Bordit të Agjendës së Përbashkët “Drejtësia 2020”.

Agjencia e Kosovës për Forenzikë lehtëson punën e institucioneve për arritjen e drejtësisë, duke bërë të mundur që provat materiale të ofrohen pas ekzaminimit për Prokurorin e Shtetit, gjyqësinë, hetuesinë dhe institucione të tjera të zbatimit të ligjit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)