19 Prill 2024

Kosova synon që të jetë pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s

Prishtinë, 2 maj - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Komitetit Ndërministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO.

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj tha se Kosova synon që të jetë pjesë e aleancës së shteteve të NATO-s dhe të jep kontributin e plotë në mbrojtjen e vlerave dhe parimeve të sigurisë, lirisë dhe demokracisë.

Siç theksoi kryeministri Haradinaj, Kosova duhet të merr rol aktiv në komunikimin e përditshëm me selinë qendrore të NATO-s në Bruksel, me qëllim të afrimit më konkret të Kosovës me NATO-n.

“Përgatitjet paraprake të Kosovës për procesin integrues dhe anëtarësues në NATO mund të jenë të dobishme edhe në fazën e formalizimit të këtij procesi në të ardhmen”, tha kryeministri Haradinaj në takimin e sotëm.

Në takimin e parë të Komitetit Ndërministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, si pikë e rendit të ditës u diskutua për Konstituimin e Komitetit Ndër-Ministror dhe delegimi i anëtarëve në Grupin e Ekspertëve nga institucionet anëtare si dhe Propozim-Rekomandimi për Themelimin e Misionit të Kosovës për NATO

“Kosova ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në Paktin Veri-Atlantik, duke funksionalizuar Komitetin Ndër-Ministror për Anëtarësim dhe Integrim në NATO. Forcimi i marrëdhënieve, prezenca e shtuar në Bruksel, komunikimi strategjik, si dhe përfshirja e Kosovës në programe partneriteti është nisja e Kosovës në NATO”, tha kryeministri Haradinaj në këtë takim.

Qeveria e Kosovës ka themeluar Komitetin Ndër-Ministror për Integrim dhe Anëtarësim në NATO, më 18 dhjetor 2018, kësisoj, Qeveria e Kosovës ka institucionalizuar aspiratën për anëtarësim në NATO.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)