19 Prill 2024

Kosova ri-konfirmon angazhimin e vet ndërkombëtar kundër terrorizmit

Paris, 26 prill - Në kujdestarinë e qeverisë franceze, në bashkëpunim me OKB-në, OECD-në dhe organizata të tjera ndër-shtetërore dhe jo-qeveritare, sipas propozimit të Presidentit francez, Makron zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare e nivelit të lartë “Jo Para për terrorin”, me praninë e ministrave të brendshëm, të drejtësisë, të jashtëm nga gjithë vendet e globit.

Në këtë konferencë, Kosova përfaqësohet nga dy ministrat, përkatësisht numri dy i qeverisë dhe shefi i diplomacisë, Behgjet Pacolli, dhe ministri i brendshëm, Bejtush Gashi.

Në panelet e ndryshme kryesuar nga ministrat e jashtëm, të brendshëm, të drejtësisë së Francës, do të diskutohet për intensifikimin e luftës së përbashkët për të ndërprerë burimet e financimit të ekstremizmit dhe terrorizmit, me të gjitha mjetet, ato ligjore, të inteligjencës, etj.

Konferenca, ku marrin pjesë dhjetëra burrështetas nga gjithë bota është rast i mirë për kontakte dypalëshe në funksion të njohjeve, anëtarësimit të Kosovës në Interpol dhe delegacioni  ynë shtetëror ka në agjendë shumë takime.

Në këtë konferencë, Kosova do të mbrojë qëndrimin e saj të njohur botërisht se integrimi ndërkombëtar i vendit në strukturat globale të sigurisë, është me interes reciprok dhe është shërbim i madh që Kosova, shtet i ri, i bën luftës ndërkombëtare kundër një të keqeje të përbashkët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)