18 Prill 2024

Kosova përfshihet në përpjekjet e SHBA-së për të luftuar drogat

Prishtinë, 14 mars - Ndihmës-Sekretarja amerikane e Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit, Kirsten D. Madison, do të drejtojë një delegacion amerikan të nivelit të lartë, në një Komision për Narkotikë në Vjenë të Austrisë më 14 dhe 15 mars.

Në këtë Komision, Shtetet e Bashkuara pritet të kërkojnë rritje të hapave kombëtarë për të kontrolluar tregun e drogave sintetike ilegale, të cilat kanë nxitur një krizë të opioidëve në SHBA.

Kjo situatë ka shtyrë presidentin amerikan, Donald Trump që të krijojë Thirrjen për Veprim në Problemin Botëror për Droga.

Pas takimit në Vjenë, Ndihmës-Sekretarja Madison do të udhëtojë edhe në Prishtinë, për t’u takuar me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, zyrtarë nga Policia e Kosovës, ministria e Drejtësisë, Shërbimi Korrektues, dhe anëtarë të shoqërisë civile.

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes Zyrës Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Zbatim të Ligjit, lufton trafikimin me droga, krimin ndërkombëtar dhe korrupsion gjetkë në botë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)