28 Mars 2024

Kosova nuk është prekur nga trendët e migrimit

Prishtinë, 21 shkurt - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Izmi Zeka, njeherit Koordinator Nacional për Migrim, priti në takim, znj. Astrid Ziebarth nga Fondi Gjerman Marshall i Shteteve te Bashkuara.

Në këtë takim u diskutua lidhur me trendet e migrimit në Kosovë që nga viti 2015, si dhe me sfidat e menaxhimit të imigrimit dhe emigrimit, zbatimin e strategjisë për migrim etj.

Zëvendësministri Zeka njoftoi znj Ziebarth lidhur me trendet e migrimit, ku u potencua fakti se Kosova  nuk është prekur nga ndonjë fluks i madh në vitin 2015, siç ndodhi me vendet tjera të rajonit.

Ai tha se megjithatë janë ndërmarrë hapa konkret që në raste të fluksit do të menaxhohet sa më mirë, duke hartuar Planin e Reagimit për menaxhimin e fluksit masiv me migrantë dhe refugjatë.

Në këtë takim u bë e ditur edhe rreth planeve për hartimin e strategjisë së re pesë vjeçare lidhur me migrimin, proces ky që do të përfundojë deri në fund të këtij viti.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)