29 Mars 2024

Kosova nënshkruan marrëveshja me Qendrës Evropiane për Monitorimin e Drogës

Prishtinë, 28 shtator - Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e politikave për luftimin e narkotikëve, ka iniciuar në vitin 2019 kërkesën për nënshkrim të Marrëveshjes së Punës me Qendrën Evropiane për Monitorimin e Drogës dhe Varësisë nga Droga (EMCDDA), e cila është njëra nga Agjencitë e Bashkimit Evropian.

Kjo marrëveshje u nënshkrua sot nga Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe drejtori i EMCDDA, Alexis Goosdeel.

Me këtë rast ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu, theksoi se Ministria e Punëve të Brendshme, si bartëse e Strategjisë kundër Narkotikëve dhe Planit të Veprimit 2018-2022, është e angazhuar maksimalisht në fuqizimin dhe zbatimin e një qasjeje gjithëpërfshirëse për parandalimin dhe luftimin e narkotikëve.

Ministri Veliu gjithashtu u zotua se Ministria e Punëve të Brendshme, është dhe do të vazhdoi të jetë partner serioz për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat, si dhe në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të raportimit të problemeve dhe zgjidhjeve në fushën e drogave në nivel vendi, dhe se EMCDDA është adresa kompetente dhe me kredibile mbi të dhënat e drogave në BE, e që edhe ky fakt gjithashtu përbën një element shtesë për të ngritur bashkëpunimin tonë në një nivel edhe më të avancuar.

Ndërsa në anën tjetër Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj theksoi  se ndihet i kënaqur për finalizimin e një marrëveshje kaq të rëndësishme, që i jep një dinamikë punës së përbashkët dhe punës në fuqizimin e politikave nga legjislacioni i BE-së për monitorimin e drogave.

Gjithashtu drejtori i EMCDDA, Alexis Goosdeel, u shpreh i lumtur se tashmë ka një siguri të mirë të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për luftimin dhe eliminimin e problemit me drogat.

Bashkëpunimi me EMCDDA zhvillohet tash e disa vite, e që është realizuar përmes pjesëmarrjes në takime të ndryshme rajonale, punëtori, trajnime dhe përgatitje të raporteve. Pikë kontakti e MPB-se është Sekretariati i Strategjive, deri në momentin kur do të themelohet Observatori i Drogave, kërkesë kjo e EMCDDA, si dhe një nga kriteret për liberalizimin e vizave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)