25 Prill 2024

Kosova ka nevojë për Strategji të sigurisë

Prishtinë, 20 gusht - Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj sot ka marrë pjesë në takimin e parë të Grupit Punues  për draftimin e Strategjisë së Sigurisë së Republikës së Kosovës, strategji kjo që llogaritet si dokumenti më i rëndësishëm për sigurinë e një vendi dhe i cili integron të gjitha dokumentet e mekanizmave që e trajtojnë këtë temë.

Kryeministri Haradinaj tha se Kosova si shtet në çdo etapë të zhvillimit të saj ka reflektuar në aspektin e sigurisë, me dokumente dhe plane vepruese, të institucioneve të sigurisë.

Më tej kryeministri Haradinaj tha se që nga marrja e përgjegjësive në fushën e sigurisë Kosova ka dëshmuar përkushtimin si në rendin publik, në inteligjencë, në dogana dhe në institucione tjera.

Kryeministri Haradinaj duke e vlerësuar si dokumentin më të rëndësishëm në fushën e sigurisë tha se kjo Strategji duhet të reflektojë dhe të përfshijë të gjitha hallkat e sigurisë në të tashmen por edhe objektivat që i ka Kosova për të ardhmen.

“Mendoj se është koha e duhur që të punojmë një Strategji të sigurisë që i përgjigjet një shteti që i merr përgjegjësitë për vete, për siguri, njëkohësisht duke përfshirë në këtë strategji jo vetëm kontributin tonë si vend dhe të institucioneve të vendit, por edhe kontributin e partnerëve, për shkak se strategjia si qëllim na bashkon me partnerët tanë”, tha kryeministri Haradinaj, dhe shtoi se qëllimi i strategjisë është që nga konsumues të sigurisë, Kosova të kthehet në kontribuuese për sigurinë e vet dhe të rajonit.

Duke folur rreth strategjisë së mëhershme, kryeministri Haradinaj tha se strategjia e vitit 2010, na shërben si njohje dhe si bazë, por tani duhet të përfshihen edhe Forcat e Armatosura të Kosovës, doktrina vetëmbrojtëse si çdo vend tjetër, në të njëjtën kohë të integrohet edhe agjenda e integrimit në mekanizmat e sigurisë, që është NATO.

Kryeministri Haradinaj kërkoi nga anëtarët e Grupit punues që të jenë sa më konkret pasi që kjo është strategjia më e rëndësishme për sigurinë në vend.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)