03 Dhjetor 2020

Kosova fiton dy konteste në vlerë prej 2.8 milion euro

Prishtinë, 28 tetor - Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi sot ka mbajtur një konferencë për media, me ç ‘rast ka njoftuar opinionin publik se Republika e Kosovë, ka fituar dy konteste në vlerë totale 2.8 milion euro, falë punës së Avokaturës Shtetërore, si agjenci e pavarur në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë.

“Tani kemi pranuar Aktgjykimin nga departamenti ekonomik, ku është fituar një kontest në vlerë 1.8 milion euro, lëndë e përfaqësuar nga Avokate Ilire Tasholli Aydogan."

"Duke ditur se Avokatura Shtetërore përfaqëson edhe kontestet gjyqësore në Gjykatat Ndërkombëtare, që rast konkret kemi kontestin në Gjykatën e Vjenës , përfaqësuar nga Avokat Arsim Zuka rast i fituar me një vlerë monetare prej 1 milion euro”, tha ministri Selimi.

Ministri Selimi tha se falë një pune intensive, institucioni i Avokatura Shtetërore po arrin të jetë i suksesshëm në mbrojtjen e buxhetit të Republikës së Kosovës.

“Prioritetet e mija si ministër i Drejtësisë me çka synoj që ta kemi një sistem të qëndrueshëm funksional dhe të pavarur në përfaqësimin e autoriteteve publike të Republikës së Kosovës, në procedurat gjyqësore, administrative si dhe në arbitrazh”, deklaroi ministri Selimi.

Ndërsa Avokati i Përgjithshëm Shtetëror, Sami Istrefi tha se gjatë muajve janar –tetor të vitit 2020, Avokatura Shtetërore ka mbrojtur një numër të madh të rasteve në gjykatat vendore, ku vlera e kontestit të fituar është 10 milion e 183 mijë euro.

“Të gjitha këto lëndë janë të fituara me vendimin e formës së prerë dhe kjo është një sukses jashtëzakonisht i madh”, tha avokati Istrefi.

Avokatura Shtetërore ka gjithsej 1935  lëndë të pranuara në vitin 2020, ku 462 prej tyre  janë të fituara dhe 307 lëndë janë me ankesë në Gjykatën e Apelit, të tjerat janë në proces.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Dhjetor 2020

- Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Handikos mban konferencën lansuese të Raportit vlerësues mbi qasshmërinë e fëmijëve me aftësi të kufizuara në ndërtesat shkollore të nivelit fillor dhe të mesëm të ulët në Kosovë. (Qendra e Resurseve të Handikos në Veternik, ora 9:30)

- Gjykata Themelore në Ferizaj mban seancën kundër të pandehurit Ibrahim Mustafa Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë te veçantë në të cilën do të mbahet debat parlamentar për gjendjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në Republikën e Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike – COVID-19, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

-  Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike - COVID-19, me raport amendamente të Komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 10:00  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen ku shpall rezultatet përfundimtare të jashtëzakoshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat u mbajtën më 29 nëntor 2020. (Ndërtesa e KQZ-së, kati 4, ora 10:00)

- Për nder të Ditës Ndërkombëtarë për Personat me Nevoja të Veçanta, ushtruesja e detyres Presidentja, dr.Vjosa Osmani bashkërisht me ambasadorin Britanik, Nicholas Abbott dhe ministrin e Arsimit, Ramë Likaj  nënshkruajnë panon e zotimit për gjithëpërfshirje. Oborri i Kuvendit të Republikës së Kosovës (hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- OJQ EC Ma Ndryshe organizon aktivitetet ndërgjegjësuese që ka qëllim të përcjell porosinë vetëdijësuese për eliminimin e pengesave që janë krijuar për shkak të mungesës së gjithëpërfshirjes. (Parku i Qytet në Prizren, ora 11:00 - Keji përballë xhamisë së “Sinan Pashës”, ora 12:00 - Marash, ora 13:00)