28 Mars 2024

Kosova është e përcaktuar në normat ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve

Prishtinë, 18 janar - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në lansimin e Indeksit Kombëtar për Mbrojtjen e Fëmijës 2.0, organizuar nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF.

Kryeministri Haradinaj duke falënderuar koalicionin e OJQ-ve për mbrojtjen e fëmijëve, tha se ngjarja e sotme dëshmon një vetëdije të ngritur të shoqërisë civile në Kosovë.

Duke shtuar se ka qenë një situatë e ndjeshme për fëmijët, në këto 18 vjet të pas luftës në Kosovë, situatë kjo që ndoshta e ka bërë të pamundur vëmendjen e duhur edhe institucionale edhe të mekanizmave, pikërisht për temat e ndjeshme, siç janë të drejtat e fëmijëve.

“Megjithëkëtë, Kosova është e përcaktuar që të bazohet në normat dhe marrëveshjet ndërkombëtare mbi të drejtat e fëmijëve dhe për këtë është e gatshme dhe hynë në obligim, duke përfshirë Konventën për të Drejtat e Fëmijëve të vitit 1989."

"Është në hartim e sipër Projektligji për Mbrojtjen e Fëmijës dhe poashtu është në hartim Strategjia dhe Plani Nacional i Veprimit  për të Drejtat e Fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se këto janë norma ligjore, me të cilat nuk përfundon puna e Qeverisë së vendit, por fillon, pra zbatueshmëri e vazhdueshme.

Qeveria ka bërë përpjekje për parandalimin dhe mbrojtjen e fëmijëve nga ekspozimet e gabuara, si rasti i narkotikëve në shkolla, por se, mbetet ende punë për t’u bërë në këtë drejtim. Një tjetër shqetësim është edhe mungesa e çerdheve jo vetëm në zonat rurale, por edhe në ato urbane.

“Jam i vetëdijshëm se pa punën e gjithë neve, të drejtat e fëmijëve, mbrojtja, vetëdijesimi i mëtejmë edhe shoqëror, edhe institucional dhe gjithë mekanizmave tjerë, nuk ka përmirësim të jetës së fëmijëve”, tha kryeministri Haradinaj.

Donjetë Kelmendi, drejtoreshë ekzekutive e koalicionit të OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF, tha se Indeksi vlerëson pesë dimensione të veprimit të qeverisë për secilin prej neneve që i referohen mbrojtjes së fëmijës. Këto pesë dimensione janë: politikat dhe ligjet, shërbimet, kapaciteti, koordinimi dhe llogaridhënia.

Pas fjalëve përshëndetëse të shefit të Sektorit të Bashkëpunimit, Zyra e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa dhe avokatit të Popullit, Hilmi Jashari, u bë edhe prezantimi i të gjeturave të Indeksit për Mbrojtjen e Fëmijëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)