19 Nëntor 2017

Kosova do ta krijojë shpejt ushtrinë në partneritet me NATO-n

Prishtinë, 14 nëntor - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, në konferencën ndërkombëtare “NATO dhe Ballkani Perëndimor – Dinamikat regjionale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, e cila po mbahet sot në Prishtinë, ka folur për arritjet e Kosovës në sferën e sigurisë dhe për synimet e saj për t’u bërë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

Në fjalën e tij para përfaqësuesve të lartë të NATO-s, të institucioneve të tjera ndërkombëtare dhe përfaqësuesve të institucioneve vendore, kryeparlamentari Veseli ka thënë se pothuajse gjatë një dekade të funksionimit si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova është dëshmuar si faktor i paqes, stabilitetit dhe forcimit të demokracisë në regjionin e Ballkanit.

Veseli potencoi angazhimin e Kosovës për raporte të mira me të gjithë fqinjët e saj, përderisa me Serbinë vazhdon dialogu për normalizim raportesh, si fazë e parë në procesin e pashmangshëm të njohjes reciproke.

Sa i përket Malit të Zi, Veseli tha se nuk do të lejohet në asnjë mënyrë që marrëdhëniet e shkëlqyeshme me të, të cenohen apo vihen në diskutim.

Ai tha se dilemat e brendshme rreth demarkacionit nuk do të ndikojnë në miqësinë e qëndrueshme mes dy shteteve dhe se këto dilema do të tejkalohen pa i lënduar miqtë dhe partnerët tanë.

“Kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i kalon kufijtë e rajonit. Në këto pak vite të ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka treguar përkushtim dhe efikasitet të vlerësuar, brenda Aleancës globale kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që e ushqejnë atë. Ne kurrë, as nuk kemi qenë, e as nuk do të lejojmë që territori ynë të shërbejë si burim frymëzimi apo rekrutimi për grupet ekstremiste”, theksoi Veseli.

Ai konfirmoi angazhimin e Kosovës për anëtarësim me të drejta të plota në NATO, përderisa tashmë, Forca e Sigurisë së Kosovës ka arritur të gjithë kapacitetet e nevojshme për të dhënë kontributin e drejtpërdrejtë si anëtare e Aleancës Veriatlantike.

“Ne sot ndihemi krenarë me kadetët e FSK-së për suksesin që po tregojnë në garat më të mëdha ushtarake të vendeve anëtare të NATO-s. Ky sukses është vetëm një shembull që tregon se kjo Forcë është gati për të marrë rolin që i takon në dinamikën e sigurisë rajonale dhe globale. Transformimi i saj në Ushtri të Kosovës është proces i pandalshëm, i domosdoshëm dhe në interes të të gjitha palëve”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shfaqur besimin se shumë shpejt ky proces do të përmbyllet, në harmoni me kushtetutën dhe vullnetin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Nëntor 2017 - Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka do të votojë në Prishtinë ku me pas votimit do të jap deklaratë për media për fillimin e votimit për kryetar në 19 komuna dhe rivotimin për kryetar të komunës së Parteshit. (Qendra e Votimit 1907E në Fakultetin Teknik, ora 07:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e qendrave të votimit në Republikën e Kosovës. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 8:00)

 - Kongresmenit amerikan, Eliot Engel do të vizitojë qendrën e thirrjeve të Demokracisë në Veprim. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:00)

- Deputeti i i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti  voton Fakulteti Juridik  të Universitetit te Prishtinës. (Qendra e votimit 1913E, Vendvotimi - 1913E/03R , ora 9:00)

- Kongresmeni amerikan, Eliot L. Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku do të pritet nga anëtarët e KQZ-së dhe me pas do të japin nga një deklaratë para gazetarëve. (Selia e KQZ-së, ora 9:20)
 
- Demokracia në Veprim mban konferencën e parë për media lidhur me hapjen e vend votimëve. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 9:30)

- Kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës, Valdete Idrizi, voton në shkollën fillore “Çajupi”. (Mitrovicë, ora 9:30)

- Kryetari i Komunes se Gjilanit, Lutfi Haziri voton në shkollën fillore “Abaz Ajeti”. (Gjilan, ora 9:45)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Gjilanit Sami Kurteshi voton në Gjilan. (Shkolla fillore "Selami Hallaqi", ora 10:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj me bashkëshorten Anita Haradinaj, do të votojnë  në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli”. (Prishtinë, ora 10:00)

- Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti voton në Shkollë fillore "Faik Konica". (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/01R, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Prizrenit Mytaher Haskuka voton në Prizren. (Shkolla e mesme  "11 Marsi", ora 11:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës, Ajet Potera voton në Podujevë. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, ora 10:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kaçanikut, Basri Kodra voton në Kaçanik. (Shkolla Fillore “Emin Duraku”, ora 10:30)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes Visar Ymeri voton në Shkollen fillore "Faik Konica" ne Prishtinë. (Qendra e votimit 1903E, Vendvotimi - 1903E/09D në objektin e shkollës, ora 11:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e dytë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 11:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 11:30)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj do të votojë në shkollën fillore Faik Konica. (Prishtinë, ora 12:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 12:00)

- Kandidati i i Lëvizjes Vetëvendosjes për kryetar të Kamenicës Qëndron Kastrati voton në Kamenicë. (Gjimnazi “Ismail Qmali”, ora 12:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan mban konferencën e radhës për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën do të flasin Nënkryetari dhe deputeti, Dardan Sejdiu. (Zyret e Vetëvendosjes në lagjen "Arbëria", ora 12:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e dytë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 14:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e tretë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 15:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 15:30)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të zhvilloj konferencën e rregulltë për media. (Salla e Mediave në Selinë Qendrore të AAK-së, ora 16:00)

- E Diela e tretë e muajit Nëntor shënon Ditën Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor me c'rast behët ndezja e qirinjëve, në nderim të viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidente trafiku. (Teatri Kombëtar në Prishtinë, ora 17:00)

- Demokracia në Veprim mban konferencën e tretë për media lidhur me mbarëvajtjen e procesit te votimit. (Qendra për media e DnV-së në Hotel Sirius, ora 19:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban konferencën e katertë për media lidhur me pjesëmarrjen në votime dhe për procesin zgjedhore deri në ora 19:00. (Qendra mediale të KQZ-së, ora 20:00)