24 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia të gartshme për të bashkëpunuar në përballimin Pandemisë

Prishtinë, 13 prill - Sot ministrja e mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë së Veriut Radmila Shekerinska, ka pasur një bisedë telefonike me ministrin e mbrojtjes të Republikës së Kosovës Anton Quni.

Dy ministrat kanë biseduar për situatat e krijuar në dy shtet pas përhapjes së pandemisë të COVID-19, situatat e përgjithshme dhe menaxhimi i saj në shtet, gjendjen gatishmërisë dhe aktivitete e ushtrive përkatëse si dhe   masat e marrura për të përballuar këtë situtë të jashtëzakonshme, të krijuar jo vetëm në nivel  regjional por edhe ndërkombëtar.                                                                                              

Me këtë rast ministrja Shekerinska ka shprehur gatishmërinë e  Maqedonisë së Veriut, ushtrisë së saj, përkatësisht ka vënë në dispozicion shërbimet e njësisë Atomike, Kimike dhe Biologjike, për të ndihmuar në rast nevoje përballimin e gjendjes emergjente në Kosovë.     

Ministri Anton Quni ka falenderuar përzemërsisht ministren Shekerinska për gatishmërinë e treguar në këto ditë të vështira.

Ai e ka njoftuar homologen e vet me situatë aktuale në Kosovë, me masat që janë marrë nga Qeveria e  vendit në prëballimin dhe menaxhimin e kësaj situate të jashtëzakonshme.

Ai e ka njoftuar edhe me shkallën e gatishmërisë dhe aktvitet konkrete që po ndermerrë FSK-ja për përballimin e kësaj situate, si brenda strukturës së vet dhe kontributin që po jep në nivel shtetëror.

Ai po ashtu ministres Shekerinska i ka shpreh gatishmërinë e FSK-së, për të ndihmuar në rast nevoje në Republikën e  Maqedonisë së Veriut  me kapacitetet e specializuara që ka në gatishmëri FSK.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)