19 Prill 2024

Kosova dhe Maqedonia nënshkruan Menaxhimin e Integruar të Kufijve

Prishtinë, 7 nëntor - Qendra Kombëtare për Menaxhim e Kufirit e Republikës së Kosovës dhe Qendra  Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit e Republikës së Maqedonisë, kanë nënshkruar Memorandum të Bashkëpunimit, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në fushën e Menaxhimit të Integruar të Kufijve.

Memorandumi i bashkëpunimit me autorizim të ministrit Ekrem Mustafa, u nënshkrua nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Isa Xhemajlaj dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë, z. Agim Nuhiu. 

Më këtë marrëveshje, Qendra Kombëtare Koordinuese për Menaxhimin e Integruar të Kufirit të Republikës së Maqedonisë dhe Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar e Republikës së Kosovës, në kuadrin e perspektivës evropiane të dy vendeve, do të nxisin edhe më tej bashkëpunimin dy-palësh, në kontekstin e menaxhimit të integruar të kufijve, për të shkëmbyer informacion në kohë reale lidhur me kalimet kufitare.

Gjithashtu, në këtë marrëveshje është paraparë edhe respektimi i procedurave të sigurisë dhe dispozitave ligjore të dy vendeve, bazuar në të drejtën ndërkombëtare, si dhe brenda legjislacionit kombëtar, në kontekstin e bashkëpunimit të tyre me qëllim qarkullim më të shpejtë të pasagjerëve dhe mallrave në pikat e përbashkëta kufitare.

Gjatë këtij takimi, të dy palët gjithashtu ranë dakord për intensifikim të bashkëpunimit në kontrollin kufitar, në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, në luftimin e korrupsionit, terrorizmit, kontrabandës së substancave narkotike, si dhe migrimit të paligjshëm.

Të dy palët u pajtuan gjithashtu që të eliminohen problemet në komunikim në mes të dy vendeve, në mënyrë që të forcohet ofrimi i sigurisë për qytetarët e të dyja vendeve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)