20 Prill 2024

Kosova dhe Katari thellojnë bashkëpunimin në fushën e emergjencave

Prishtinë, 3 korrik - Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selami Shkodra së bashku me delegacionin me përfaqësues nga Ministria e Brendshme e shtetit të Katarit i cili po qëndron në Kosovë kanë vizituar Agjencinë e Menaxhimin Emergjent dhe Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Në vizitën e realizuar në AME, delegacioni nga shteti i Katarit u prit nga kryeshefi i kësaj Agjencie, z. Fadil Kodra me bashkëpunëtorët e tij, që prezantuan para të pranishmëve punën dhe aktivitetet e Agjencisë së Menaxhimin Emergjent.

Me këtë rast, përfaqësuesi i delegacionit, Kolonel Ali Hassan Al-Kubaisi, drejtor i Departamentit të Krimeve Ekonomike dhe Elektronike, shprehi gatishmërinë e shtetit të Katarit për të ofruar ndihmë në pajisje dhe trajnime në avancimin e mëtejmë të AME-së.

Për të parë më afër ambientin dhe kushtet e punës, vizita e delegacionit nga Katari vazhdoi tek Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë.

Më pas, zëvendësministri Shkodra, së bashku me delegacionin mysafir vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ku u takuan me drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë, z. Ismail Smakiqi.

Gjatë takimit mes të dyja palëve u bisedua rreth gjetjes së mënyrës së bashkëpunimit  në fushën e ngritjes së kapaciteteve për institucionet ligj-zbatuese në mes të AKSP-së dhe Akademisë së Sigurisë Publike të Katarit.

Delegacioni nga Katari shfaqen interesimin e tyre rreth procesit të rekrutimit të zyrtarëve të sigurisë publike në Kosovë si dhe rreth zhvillimit të trajnimeve në AKSP.

Në fund delegacioni bëri një vizitë nëpër ambientin e Akademisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)