22 Shkurt 2019

Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin juridik

Prishtinë, 12 nëntor - Një grup i prokurorëve të Shtetit të cilët kryesisht merren me Bashkëpunimin Juridik Ndërkombëtar dhe zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, Departamenti për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar, kanë marrë pjesë në vizitë studimore në Gjermani, në kuadër të projektit IPA 2017, “Luftimi i krimit të organizuar në Ballkanin Perëndimor”, të financuar nga BE dhe të implementuar nga GIZ.

Delegacioni i prokurorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, DBJN, gjatë kohës sa ishin në shtetin Gjerman, fillimisht janë pritur nga Enti Federal i Drejtësisë  në Bon, pastaj janë pritur nga prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme në Celle, për të vazhduar në Ministrinë e Drejtësisë së Saksonisë së Ultë në Hannover.

Temë qendrore e të gjitha takimeve ka qenë bashkëpunimin juridik ndërkombëtar në çështjet penale, me fokus bashkëpunimin në mes vendeve tona, si të  përmirësohen ato në të ardhmen, si dhe shkëmbimi i përvojave në mes delegacionit të prokurorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, DBJN, me përfaqësuesit e këtyre institucioneve. 

Gjithashtu, delegacioni janë njoftuar me punën  e prokurorëve gjerman që kanë të bëjnë me konfiskimin e pasurive të fituara me vepër penale, luftimin e terrorizmit dhe tema tjera. 

Po ashtu, vlen të theksohet se delegacioni i prokurorëve dhe zyrtarëve të Ministrisë së Drejtësisë, DBJN,  kanë zhvilluar një  vizitë në Ministrinë Federale të Drejtësisë në Berlin, ku janë pritur nga zyrtarë të shumtë në mes tyre edhe nga zëvendësministri federal i drejtësisë, prokurori Ralf Riegel. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 shkurt 2019  - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti do të​ takohet me Kryetarin e Federatës së Shahut, Nysret Avdiu (Objekti i Kryeministrisë, kati VIII, zyra 806, ora 8:30)

-  Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, Shefi i Ambasadës Japoneze në Kosovë, Mitsunori Ogasawara dhe Drejtori gjeneral i kompanisë Jetro Vjenë, Satoshi ABE vizitojnë kompaninë Gjirafa. (Kompania Gjirafa, Dragodan, ora 9:30)

- Let’s Do It do të mbajë konferencën “Efiçienca e energjisë dhe Ruajtja e ujit”, në bashkëpunim me Oden e Gjelbër Ekonomike te Amerikës. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koordinatori  Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti do të mbajë takim me drejtorët e shkollave të komunitetit boshnjak në Komunën e Prizrenit ku do të prezantohet Programi Nacional për Rininë. (Drejtoria Komunale e Arsimit, Prizren, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të shqyrtohet raporti i auditimit për pasqyrat vjetore financiare të ZKM-së, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, mban konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi i shoqëruar nga kryetari i Komunës se Rahovecit, Smajl Latifi do të vizitojë Palestrën e Sportit, ku do të shohë punimet e realizuara deri më tani në këtë objekt sportiv, projekt kapital në të cilin MKRS-ja ka investuar. (Komuna e Rahovecit, ora 11:00)

- Mbahet debati publik me temën 'Transparenca e punës së komunës së Graçanicës'. (Qendra Mediale në Çagllavicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor në të cilën do të shqyrtohet projektligjit për pijet e forta alkoolike, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 11:00)

- Ambasada Norvegjeze në Prishtinë, IPKO Foundation dhe RIT Kosova organizojn ngjarjen për projektin KosLift i cili ka për qëllim të mbështesë deri në 1000 student të Universitetit të Prishtinës dhe RIT Kosovë si dhe 60 biznese kosovare në sektorët e energjisë, TIK-ut dhe prodhimit në ngritjen e aftësive të nevojshme dhe kapaciteteve për të rritur konkurrueshmërinë e tyre në sektorin e biznesit në Kosovë dhe rajon. (Residenca Norvegjeze në Fshatin Ndërkombëtar, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret qendrore të Vetëvendosjes, ora 13:00)

- Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës Rexhep Hoti i shoqëruar nga Drejtori Komunal i Arsimit, Agim Blakçori do të vizitojë shkollat “Ibrahim Rugova”, “Naim Frashëri”, dhe “Aleksandër Xhuvani”, në Podujevë për të përcjellë mbarëvajtjen e garës. (Podujevë, ora 13:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj viziton disa sera në Komunën e Mamushës. (Fshati Mamushë, ora 14:40)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune kompanisë “Liri” në Prizren. (Prizren, ora 17:00)