19 Prill 2024

Korrupsioni vazhdon të dëmtoj rënd Kosovën

Prishtinë, 21 prill - Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut kur flet për korrupsionin në Kosovë thuher se Ligji parashikon dënime penale për korrupsion për zyrtarët e shtetit, por Qeveria nuk po e zbaton Ligjin në mënyre efektive dhe korrupsioni vazhdon të mbetet një problem serioz. 

“Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe në përgjithësi dobësisë së sektorit të sundimit të ligjit i kanë kontribuar këtij problemi”, thuhet në raportin që po ashtu thekson faktin se rastet e korrupsionit në mënyrë rutinore iu nënshtroheshin përsëritjes së apelimeve dhe sistemi gjyqësor shpesh ka lejuar edhe skadimin e afatit ligjor për t’i ndjekur ato.

Sa i përket korrupsionit, raporti po ashtu thotë se Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit dhe zyra e Auditorit të Përgjithshëm ndajnë përgjegjësi të përbashkëta sa i përket luftimit të korrupsionit. Raporti përmend faktin se Prokuroria Speciale e Kosovës ka pranuar 38 raste të raportuara të korrupsionit nga AKK.  Një prej tyre është ofruar për Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

“Dënimet mbi akuzat për korrupsion vazhdojnë të përfaqësojnë një pjesë të vogël krahasuar me ato raste që janë hetuar dhe aktakuzave”, thuhet tutje në raportin e DASH.

Një raport i OJQ-së “Çohu” dhe Komunikimit për Zhvillimin Social identifikoi disa dështime të dyshuara të sistemit gjyqësor për të ndjekur penalisht korrupsionin. Raporti vë në pah se vetëm 13 nga 140 raste të ngritura kundër zyrtarëve të lartë rezultuan në aktakuza.

Raporti i DASH përmend po ashtu moszbatimin e një vendimi gjyqësor nga ana e kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxherri, dhe përmend nisjen e hetimeve ndaj këtij për një veprim të jo rregullt kontabiliteti në Komunën e Pejës.

“Më 8 maj të vitit 2017, Prokuroria Themelore e Pejës ngriti një padi kundër Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, për moszbatimin e një vendimi të Gjykatës së Apelit për të rikthyer një punonjës në punë pasi që gjykata vendosi se punonjësi ishte i mbrojtur me dispozitat mbi mbrojtjen e sinjalizuesve”, thuhet në raport. 

“Më vonë në muajin maj Prokuroria Speciale filloi një hetim kundër Muhaxherit dhe tre punonjësve komunal për kontabilitet të parregullt të një kontrate sigurie prej 152,000 eurosh ($ 182,000)”, vazhdon raporti i DASH.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)