19 Prill 2024

Kontingjenti i dytë i FSK-së niset për operacion humanitar në Shqipëri

Prishtinë, 1 shkurt - Me urdhër të Komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sot një kontingjent i Forcës së Sigurisë së Kosovës është nisur për në Republikën e Shqipërisë, për të ndihmuar në sanimin e pasojave pas vërshimeve që ndodhën në muajin dhjetor 2017.

Në përcjellje të kontingjentit të FSK-së, nga kazerma 'Adem Jashari', ishin  zëvendëskomandanti i Forcave Tokësore (KFT), gjeneral brigade Gëzim Hazrolli, shefi i Shtabit të KFT-së kolonel Naim Haziri dhe shefi i Shtabit të BMO-së, nënkolonel Sami Hajrullahu.

Me këtë rast, gjeneral Hazrolli kërkoi nga pjesëtarët e Batalionit të Xhenios që të jenë vigjilentë në punë dhe t’i kushtojnë një kujdes të veçantë sigurisë në punë gjatë realizimit të detyrave, me qëllim të përmbushjes së misionit të tyre.

Ai vlerësoi lartë punën dhe profesionalizmin e treguar gjatë operacionit në Shqipëri në fund të vitit 2017, dhe theksoi bindjen e tij se kontingjenti do të bëjë më të mirën edhe në përfundimin e këtij operacioni në të mirë të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë.

Kontingjenti i FSK-së, i përbërë nga 31 pjesëtarë dhe me 15 automjete do të vazhdojnë punën në ndërtimin e urës, të caktuar nga Qeveria Shqiptare.

Pas përfundimit të punimeve teknike nga pala Shqiptare, pjesëtarët e FSK-së, nga Batalioni i Xhenios do të bëjnë montimin e urës për të lehtësuar qarkullimin e qytetarëve.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)