20 Prill 2024

Komuna e Skenderajt mbylli xhaminë në fshatin Marinë

Skënderaj, 2 mars - Autoritetet lokale në komunën e Skënderajt mbyllën sot xhamin në fshat Marinë të kësaj komune për shkak të dyshimeve për, siç thuhet,  keqpërdorime të xhamisë për veprimtari jofetare.

Xhamia e cila është ndërtuar pas luftës në fshatin Marinë, drejtohej nga Xhemail Kastriot Duka, me prejardhje nga Elbasani dhe shfrytëzohej për veprimtaritë e shoqatës “Rahma – Mercy” me seli në Britani të Madhe “Rahma/Mercy”.

Mbyllja e saj pasoi një peticion me mijëra nënshkrime te qytetarëve që ishin mbledhur nga një organizatë joqeveritare.

Në peticion thuhet se “ushtrimi i paligjshëm i funksionit të imamit nga zoti Duka, keqpërdorimi i xhamisë për veprimtari jofetare deri në orët e hershme të mëngjesit, vizitat e mysafirëve të dyshimtë nga vende të ndryshme, keqpërdorimi i gjendjes së varfërve dhe fëmijëve bonjakë dhe në veçanti i gjendjes së femrave të mitura, janë arsyet për kërkesën që të mbyllet ajo faltore dhe veprimtarie e shoqatës së zotit Duka.

Zoti Duka i ka hedhur poshtë akuzat e tilla, ndërsa ka tërhequr vërejtjen se siç thuhet, nëpërmjet shoqatës së tij ai ndihmon 550 familje të rajonit të Drenicës me nga 20 euro në muaj.

Bashkësia Islame e Kosovës ende nuk e ka komentuar mbylljen e xhamisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)