09 Korrik 2020

Komuna e Rahovecit bëhet me sportel ndihmës për qytetarë

Pejë, 25 nëntor - Komuna e Rahovecit në bashkëpunim më Organizatën Joqeveritare Syri i Vizionit në Pejë në kuadër të projektit 'Qytetari Aktive' kanë ber sot promovimin e sportelit ndihmës për qytetarët, sportel i cili ndodhët në Administratën Komunale të Komunës së Rahovecit.

Në ceremoninë e promovimit të sportelit ndihmës për qytetarë, të pranishëm ishin zyrtarë komunal dhe kryetar të këshillave të lagjeve dhe fshatrave të komunës së Rahovecit.

Qëllimi i këtij takimi është promovimi i sportelit ndihmës për qytetar i cili ndodhet në Administratën Komunale të Komunës së Rahovecit dhe që është inicuar në kuadër të projektit për zhvillimin e Qytetarisë Aktive në Kosovë.

Me anë të këtij sporteli qytetarët do të kenë mundësi të parashtrojnë çështje dhe nevoja të ndryshme përmes formës zyrtare tek institucioni përgjegjës duke ndikuar kështu edhe në rritjen e transparencës e llogaridhënies ndaj qytetarëve.

Qytetarët e interesuar për më shumë të dhëna mund të informohen përmes fletëpalosjes e cila është përgatitur, e ku qytetarët mund të gjejnë të gjitha informatat e duhura lidhur me sportel ndihmës për qytetarë.

Nga java e kaluar komuna e Rahovecit ka publikuar numrin e telefonit 0800 11 007  pa pagesë, ku qytetarët  e interesuar mund të adresojnë shqetësimet, ankesat, pyetje apo edhe kërkesë për informatë tek zyrtarët komunal.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët votimi dhe shqyrtimi i disa Projektligjeve për ratifikimin e Marrëveshjeve ndërkombëtare. (Salla e Kuvendit, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit bën përurimin e stadiumit në Sërbicë të Poshtme, projekt i realizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ku do të jetë i pranishëm kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e DKRS-së, Emilija Redzepi. (Nisja do të bëhet nga Shtëpia e Bardhë në Prizren, ora 10:30)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën do të behët  votimi i Propozim rezolutës nga Raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë - Serbi. (Salla e Kuvendit, ora 10:30)

- Në nderim të ushtarit amerikan Alexander Blake Klass, 20 vjeçar nga Willamina e Oregonit, që ka humbur jetën në një incident, që nuk kishte të bënte me veprim të armatosur, Shoqata "Miqtë e Amerikës" do ta ulin në gjysëm shtizë flamurin amerikan. (Sheshi “Bill Clinton” në Prishtinë, ora 11:00)

- Mbahet Seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- OVL e UÇK-së mban protestë gjithëpopullore me moton “Në mbrojtje të Luftës Çlirimtare”. (Prishtinë dhe qytetet e tjera të Kosovës, ora 12:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media në të cilën flet Albulena Haxhiu. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në të cilën do të behët shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga rezervat e buxhetit komunal, nga kategoria pozicionit të pagave në kategorinë e Investimeve Kapitale. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në objektin e ri të komunës, ora 14:00)

Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në objektin e ri të komunës.

- Mbahet një takim pune i organizuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në të cilin do të diskutohet dokumenti - Plani Hapësinor i Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nemuna. (Ndërtesa e re e Qeverisë ish-Rilindja, salla e konferencave, kati XVIII, ora 15:00)