28 Tetor 2020

Komuna e Prizrenit formon ekipi me plan emergjent në rast termeti

Prizren, 26 nëntor - Pas dridhjeve të shkaktuara nga tërmeti me epiqendër në Shqipëri, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka mbajtur një takim emergjent dhe konsultues me ekipet e sigurisë, emergjencës dhe drejtoritë përkatëse, për të vlerësuar situatën aktuale dhe për të marrë hapat e mëtutjeshme për veprim.

Fillimisht nga ana e Policisë së Kosovës, Forcave të Sigurisë dhe Spitalit Rajonal, u raportua se në Prizren dhe rajon nuk ka pasur dëme të raportuar nga ky tërmet, derisa ekipet e tyre kanë në dispozicion kapacitete të mjaftueshme për t'i menaxhuar rastet emergjente.

Me këtë rast u formua edhe ekipi me plan emergjent, i cili do të qëndrojë në gatishmëri dhe do të jetë në koordinim dhe bashkëpunim me të gjitha organet përgjegjëse për të interventuar në raste emergjente.

Ndërkaq, duke i vlerësuar dëmet që janë shkaktuar në Shqipëri, nga ana e kryetarit u dha vendim që një autoambulancë e pajisur me mjete të ndihmës së shpejtë dhe ekip mjekësor të nisen drejt zonës së prekur nga tërmeti në Shqipëri, kurse në gatishmëri do të jetë edhe automjeti i zjarrfikësve. Njëkohësisht nga ana e Komunës u nda edhe një buxhet i konsiderueshëm për t'i ofruar ndihmë personave të prekur me anë të pakove ushqimore dhe veshmbathjeve.

Në anën tjetër, Drejtoria e Punës dhe Mirëqenies Sociale morri përsipër që të bëjë organizimin e grumbullimit të ndihmave nga qytetarët për t'i dërguar ato më pas në Shqipëri, derisa nga Drejtoria Komunale e Arsimit u udhëzuan të gjithë drejtorët e shkollave, që të jenë në gjendje gatishmërie dhe të japin udhëzime tek nxënësit se si të veprohet në raste të tilla emergjente kur ndodhin tërmetet.

Në takim gjithashtu u bë i ditur se alarmi i sigurisë në qytet është në funksion dhe ai mund të aktivizohet në raste kur mund të ndodh tërmeti me shkallë të lartë, në mënyrë që të njoftohen qytetarët për t'i liruar shtëpitë dhe banesat e tyre duke dalur në hapësirat e jashtme për të qenë më të sigurtë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Tetor 2020

- Qendra e parë shoqërore në Prishtinë “Termokiss” nisë programin pesë ditor “Krejt Ka Pak V - Me Zemër Ngat” me aktivitete të ndryshme. (Hapësira e Termokissit, ora 9:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me përfaqësuesit e Divizionit të Skemave për Kategoritë e Luftës në Departamentin e Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës pranë Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe përfaqësues të Komisionit Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës çlirimtare të  Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)

- Me rastin e shënimit të  “Muajit të mundësive të barabarta për personat me aftësi të kufizuara”, që është muaji tetor, kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Administratës Osman Hajdari, do të vizitojnë personat me aftësi të kufizuara që janë të angazhuar në Administratën Komunale të Komunës së Prizrenit. (Objekti i Administratës Komunale në Qendrën për Shërbime të Integruara-One Stop Shop, ora 10:00)

- Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq raporton para Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim lidhur me raportin e punës së ministrisë, për vitin 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti së bashku me Zëvendëskryeministrin Driton Selmanaj mbajnë tryezë konsultative me Organizata të Shoqërisë Civile për prioritetet e Agjendës së Reformave Evropiane. (Objekti i Qeverisë, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë një konferencë për media. (Ministria e Drejtësisë, ish-objekti i Rilindjes, kati IX, salla 914, ora 11:00)

- Ministri i Tregtisë dhe industrisë, Vesel Krasniqi raporton para Komisionit për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike lidhur me problemet që është duke u ballafaquar ministria në përgjithësi, në veçanti për prodhuesit dhe transportuesit vendor për CEFTA si dhe për subvencionet e ndara për biznese gjatë pandemisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik. (Objekti i KRPP-së, ora 14:00)

- Ministrja e Financave Hykmete Bajrami raporton para Komisionit për Buxhet dhe Transfere lidhur me zhvillimet e fundit në Sistemin e Menaxhimit të Financave Publike në Kosovë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)

- Forumi për Lidership dhe Diplomaci përmbyllë Projektin “Akademia për Lidership”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)

- Ambasada e Gjermanisë bashkë me Asociacioni për Evropën Juglindore dhe Instituti Aspen Gjermani organzojnë konferencën digjitale “Të rinjtë, migrimi dhe sfida demografike në Ballkanin Perëndimor”. (Onlne, ora 16:00)