19 Prill 2024

Komuna e Prishtinës ngrit nivelin e sigurisë rreth parkut të qytetit

Prishtinë, 24 prill - Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së në bashkëpunim me UN Habitatin dhe UN Women, është duke e realizuar projektin për Auditimin e Sigurisë dhe punëtorinë Bllok pas Blloku - Minecraft për intervenimet e nevojshme në lagjen rreth Parkut të Qytetit.

Ky sipas komunës është një proces përmes të cilit pjesëmarrësit analizojnë karakteristikat fizike të një hapësirë publike, shprehin mendimet e tyre se si hapësirat të fjalë mund të reflektojnë pasiguri, dhe ofrojnë propozime konkrete për përmirësimin e mjedisit urban.

Me këtë rast intervenohet në ndriçim, shenjëzim, infrastrukture rrugore, organizim të hapësirës, mirëmbajtje dhe funksione të tjera urbane.

Auditimi i Sigurisë bëhet përmes ecjeve në grup, në kohë të ndryshme gjatë ditës dhe natës. Thelbi i këtij aktiviteti është krijimi i një mjedisi të sigurt , sidomos për gratë dhe vajzat.

Pjesë e Auditimit të Sigurisë, që bëhet më 26 dhe 27 prill, apo e punëtorisë Bllok pas Blloku - Minecraft që mbahet më 11, 12 dhe 13 maj, mund të bëheni përmes plotësimit të formularit për aplikim, në linkun:  https://form.jotformeu.com/81076234318353

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)