20 Prill 2019

Kompensimi i Viktimave të Krimit do të avancohet

Prishtinë, 18 mars -Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka marrë sot pjesë në takimin Publik për Koncept Dokumentin për Fushën e Kompensimit të Viktimave të Krimit.

Ministri Tahiri ka deklaruar se të drejtat e viktimave të krimit janë avancuar me ndryshimin e Projekt Kodit të Procedurës Penale, që aktualisht është në Kuvendin e Kosovës, që sipas Ministrit Tahiri mundëson trajtim të dinjitetshëm ndaj viktimave, duke iu garantuar atyre të drejta në pajtim me standardet më të avancuara ndërkombëtare.

"Krahas të drejtave për të marrë informata mbi veprën penale, ofrimin e ndihmës mjekësore, përkrahjes psikologjike dhe strehimit alternativ, i kemi kushtuar vëmendje të madhe të drejtës së pakontestueshme për përfaqësim ligjor dhe ndihmë juridike të mirëfilltë.

Po ashtu, edhe e drejta për kompensim dhe rimbursim të shpenzimeve të bëra si rezultat i pjesëmarrjes së tij/saj në procedurën penale, është në linje të plotë me vullnetin tonë për të fuqizuar mekanizmin e kompensimit të viktimave të krimit" ka thënë ministri Tahiri.

Sipas Ministrit Tahiri përveç Projekt Kodin të Procedurës Penale, avancimi i të drejtave të krimit do të bëhet edhe përmes rishikimit të Ligjit nr. 05/L -036 për kompensimin e viktimave.

"Në funksion të Kompensimit të Viktimave të Krimit, Republika e Kosovës nga viti 2017 ka filluar me kompensimin e viktimave, dhe sot kemi programin funksional dhe e themi me mburrje se jemi vendi prijës në rajon sa i përket kompensimit të viktimave të krimit, mirëpo ne nuk do të mjaftohemi me kaq. Do të punojmë që të krijojmë norma dhe mekanizma që jetën e viktimave t'ua bëjmë më të lehtë" ka thënë Ministri Tahiri.

Për rëndësinë e avancimit të të drejtave për viktimat e krimit ka folur edhe znj. Lana Owens Moreton nga  Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, ndërsa kryetarja e Komisionit për Kompensimin e Viktimave, znj Nesrin Lushta, ka prezantuar sfidat gjatë implementimit të Ligjit për Kompenzimin e viktimave të krimit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 prill 2019 - Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë Turneun memorial për të rinjë "Bedri Ajeti". (Pallati i sporteve në Prishtinë, ora 9:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media! (Selia e Vetëndosje, ora 10:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri mban konferencë për media. (Press Qendra në Ndërtesën e Zyrës së Kryeministrit, ora 10:00)

- Alternativa mban konferencën e radhës të partisë në të cilën prezanton të gjetura dhe rekomandime për gjendjen mjedisore në Kosovë. (Zyret e partisë Alternativa. ora 10:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë Akademinë Përkujtimore me rastin e 20 vjetorit të rënies së Dëshmorëve të Brigadës 136 Rugova, që organizohet nën patronatin e kryeministrit. (Teatri “Istref Begolli” në Pejë, ora 11:00)

- Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës organizon Konferencë për media lidhur me kthimin e shtetasëve kosovarë nga Siria. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, ora 12:30)

- Biznesi anëtarë në Odën e Afarizmit të Kosovës “Altera”, bën promovimin e librit të autorit Bashmir Xhemaj, “Një shqiptar në CIA - dy jetët e Destan Berishës”. (Libraria Altera në Prizren, ora 13:00)

- Lansohet projekti #Forheroines. (Para monumentit “Heroinat” në Prishtinë, ora 13:00)

- Shoqata Atlantiku mbanë konferencë përmbyllëse për media në të cilën përfaqësuesi i shoqatës Gani Shehu, do të pasqyrojë ngjarjet që kanë shënuar 20-vjetorin e ‘Batalionit Atlantiku’, mesazhin kyç dhe vizionin për angazhimet në të ardhmen. (Hotel Grand, ora 14:00)