25 Shtator 2022

Komisionit për Siguri i kërkon qeverisë zgidhje për policinë

Prishtinë, 4 shkurt - Anëtarët e Komisionit, kërkuan nga Qeveria e Kosovës që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë lidhur me kërkesat e Policisë së Kosovës. Ata, po ashtu kërkuan nga Policia e Kosovës që ta respektojë ligjin.

Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Kosovës, mbajti një mbledhje lidhur me shqyrtimin e situatës së sigurisë në Kosovë, pas grevës së Policisë së  Kosovës.

Anëtarët e komisionit kanë shprehur shqetësimin e tyre lidhur me gjendjen e krijuar në vend. Në mbledhjen e sotme të komisionit, kanë qenë të ftuar përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të Ministrisë së Punëve të Brendshme, për të informuar më detajisht anëtarët e komisionit lidhur me gjendjen e krijuar në vend, mirëpo përfaqësues të këtyre institucioneve nuk kanë qenë të pranishëm.

Anëtarët e komisionit gjatë këtij takimi u dakorduan që t’i drejtohen me një kërkesë Qeverisë së Kosovës, që të merret më seriozisht me kërkesat e PK-së dhe ta zgjedhë sa më shpejtë këtë çështje.

Ata, po ashtu kërkuan nga Policia e Kosovës që ta respektojë ligjin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)